Prishtinë, 20 dhjetor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënshkruan të premten në Prishtinë Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës gjë që e bën Durrësin njërin nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në historinë e Kosovës. Investimet që do të bëhen në prag të këtyre lojërave do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë dhe në promovimin e Kosovës e të sportit Kosovar në planin ndërkombëtar.
(r.m.)