Dhuratë simbolike për ambasadorin Hovenier

Prishtinë, 27 dhjetor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të premten në takim lamtumirës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili e përfundoi misionin e tij në Kosovë.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje ambasadorit Hovenier për kontributin e tij në procesin e vendosjes së themeleve të shtetit të Koasovës dhe në procesin e shtetndërtimit e të zhvillimit.

Në shenjë mijënjohjeje, Presidentja Osmani ia ka dhuruar ambasadorit Hovenier një gur të çmuar të minierës së “Trepçës”, të cilin ajo e ka cilësuar “simbol të tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani e vazhdon kështu traditën e Presidentuit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili u dhuronte miqve të Kosovës kristale të nëntokës së Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e vizionit të tij për Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike.

This image has an empty alt attribute; its file name is Guri-i-cmuar-qe-iu-dhurua-ambasadorit-Jeffrey-Hovenier.jpg

Më 10 dhjetor, Presidentja Osmani e ka dekoruar ambasadorin Hovenier me urdhrin për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”

Urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova” u jepet personave vepra jetësore e të cilëve vlerësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

(r.m.)

Comment

*