Tiranë, 3 janar 2025 – Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme që atij t’ia rikthejë masën e sigurisë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Berisha e ka cilësuar atë si “vendim pa asnjë bazë ligjore”, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Gjykatën e Posaçme kundër korrupsioiniut dhe krimit të organizuar, SPAK.
Megjithatë, ai ka thënë se do ta respektojë vendimin e Apelit, duke bërë të ditur se këtë vendim do t’ia bashkangjesë dosjes së çështjes të cilën e ka dërguar në Gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Strasburg.
Deklarata e plotë e Berishës:
Vendim pa asnjë bazë ligjore.
Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i partisë për të justifikuar veprën e tyre.
Në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të Skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhërave te tij politik.
Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj.
Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Stasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes.
Edhe njëherë, gëzuar dhe faleminderit.
(r.m.)