Athinë, 5 janar 2025 – Spitali “Evangelismos” në Athinë njoftoi se Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, është në gjendje shëndetësore kritike.
“Situata aktuale e Kryepeshkopit të Shqipërisë z. Anastasi vlerësohet si kritike nga mjekët që po e ndjekin”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Në njoftimin e spitalit thuhet se gjendja shëndetësore e z.Janullatos është përkeqësuar, thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit “Evangelismos” në Greqi ku Janullatos është shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.
Kryepeshkopi 95-vjeçar po monitorohet nga nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
Më 30 dhjetor Kryepeshkopi Janullartos u shtrua në një spital të Tiranës, për shkak të një viroze. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, prandaj më 3 janar ai u transferua në Athinë, për trajtim mjekësor më të specializuar.
Janullatos ishte trajtuar në spitalin “Evangelismos” në Athinë edhe në vititn 2020, nga COVID-19.
(r.m.)