Tiranë, 6 janar 2025 – Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, u paraqit këtë të hënë në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas daljes, në një deklaratë të shkurtër pë mediet, ajo tha se ka vendosur që tash e tutje të mos flasë para prokurorëve dhe se çdo deklaratë do ta japë vetëm në gjykatë.
“Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë, kanë të bëjnë lidhjet që ti të përdorësh deklaratat e mia kundër meje”, tha ajo.
Kryemadhi tha se tani fillon një procedim i ri lidhur me çështjen e shtëpisë së nënës së saj.
“Fillon një procedim komplet i ri”, u shpreh ajo.
“Unë, normal, që do njihem edhe me fashikujt, dokumentacionet e letrat dhe, nga ana tjetër, do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë vetë prokuroria dhe me ekspertizën financiare që kemi bërë unë dhe mamaja ime. Kërkon përfshirjen e të gjitha palëve: edhe të atyre që kanë gënjyer, edhe të atyre që kanë thënë të vërtetën”, shpjegoi ajo.
Kryemadhi tha se nuk është e kënaqur me procedurat aktuale dhe theksoi se ka besim tek Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për të kërkuar drejtësi për të vërtetat e saj.
“Do ulem me avokatët për të shqyrtuar vendimin në Apel dhe në muajin janar do të paraqesim rekursin”, tha ajo.
Kryemadhi iu përgjigj kureshtjes së gazetarëve se a e ka uruar Ilir Metën për Vitin e Ri. Ajo tha se nuk e ka uruar Metë, duke theksuar se ajo nuk ka arsye për ta bërë këtë derisa nuk ka më asnjë lidhje me të.
Në SPAK, u paraqit të hënën edhe nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.
(r.m.)