Tiranë, 6 janar 2025 – Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është paraqitur sot në Prokurorin e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo bëri të ditur se është nën hetim lidhur me shtëpinë e saj.
“Nuk e kuptoj se përse merren me një grua të moshuar, kur ka çështje më të rëndësishme në vend që kërkojnë hetim”, tha ajo.
“Ata nuk merren me ata që shesin copat e shtetit, por merren me një plakë. Çfarë deklarate të jap kur më fusin nën hetim për shtëpinë time”, theksoi nëna e Monika Kryemadhit.
Fatime Kryemadhi tha se në seancën me prokurorët nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me çështjen e shtëpisë.
“Për çfarë të jap shpjegime? Se e kam shtëpinë time? Jam 80 vjeç. Nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi?”, tha ajo.
Më herët gjatë ditës së sotme në SPAK u paraquit edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
(r.m.)