Shkoqitje
Vështrim i shkurtër i poezisë “Parathanja e parathanjeve”.
Nga Ismail Gashi Sllovia
Lexuesi i Migjenit çdo herë, kur merr të lexojë, apo të rilexojë veprën e Migjenit, çfardo botimi qoftë, i bije në sy dhe e gjen me njëherë se, poezisë së këtij autori, i prinë poezia tashmë shumë e njohur, “Parathanja e parathanjeve”, poezi refleksive me 23 vargje. E cila mund të shërbejë në vend të parathënje dhe merret edhe për temë në vete, të cilën edhe vet poeti, nuk e ka përfshiu në asnjërin cikël të përmbledhjes së tij,”Vargjet e lira”. Që për shkaqe, tani më të njohura, u cenzurua në vitin 1936 dhe nuk u botua as në vitin 1944.
Temë të ngjashme Migjeni ka trajtuar edhe në disa nga poezitë të tjera dhe të njëjten temë e ka rrahur edhe në disa nga prozat e Tija. Sido që të jetë, poezia “Parathanja e Parathanjeve”, është e një rrafshi të qiltër dhe shumë e ashpër. Autori, sikur don ta vulos, idenë e vetë ateiste, mohon të vjetrën përmes depërtimit të së resë, revoltë ndaj rrethanave dhe pozitës së rendë material e shoqërore, veçmas varfëria e skajshme dhe shkalla e lartë e analfabetizimit të popullit në sundimin e Mbretit Zog, Ketu nuk kishte asnjë arsye të hulumtojë të përmend ndonje mendimtar, pa emituar ndonjë mendimtarë, por vetëm duke kuptuar kohën e cila i diktonte mendimet të cilat duhet ta korigjojë dhe ate me çortim. Këto çortime të ashpëra të cilat i kërkonte koha, ndikojnë në çortimin e sajë, nga të cilat ajo duhet të ndryshojë mbrënda rrethanave të mundshme për mes mohimit të fesë në dialektikën e zhvillimit. Ky mohim është kusht i domosdoshëm dhe faktor i një drejtimi orientues më të mirë që fillon nga vet uni i poetit. Prandej, kompetenca për mohim i takon vet poetit, pasi pësimi, të shumtën e herave, është mësim i përkryer. Migjeni e fitoi këtë, pasi ai më së miri mësoi nga rruga e shkollimit dhe formimit krijues, nga e cila edhe pësoi po aqë. Arsyeja e mohimit është edhe njohja e thellë e dogmës dhe bindja e plotë për të mohuar. Kështu veproi edhe Noli në poezinë “Tallje para kryqit”, ky mohim nuk behet spontan, por me asrye të thellë.
Migjeni ndoshta tentoi ta mohojë Zotin thjeshtë dhe ashpër, vendoshmërisht dhe me bindje të plot kërcnuese, e kërcnimi ka shkallë të lartë, kryhet mjeshtrishtë dhe me analitikë të thellë sintetizues, duke filluar në mënyrë koncentrike të shkallëzimit smadhues, deri te mohimi total në shkallë kulminante. Se dogma e vjetruar i takon së kaluarës, për të cilën duhët të kihet vetëm kujtime, në këtë rast kujtime të hidhura. Mu për këtë poeti këtë poezi e pat vendosur vend të parathënjës në përmbledhjen e tij poetike,”Vargjet e lira”.Kjo nuk duhet kuptuar thjeshtë vetëm si një ndër njërat poezi të MIgjenit, por si parathënje e gjithë poezisë migjeniane, e cila si tërësi e kohës për të cilën shkruhet. E shkallëzimi i mohimit total, ekziston aty ku poeti përdorë shumësin Zotat, në vend të njejësit Zot, që ishte i kohës së tij-monoteizmi, e nga shkalla zero e ateizmit “pa Zot pa fe”. Këtë e deshiroi poeti dhe e vendosi poezinë në mesin e poezive të prijë, e vendi sajë kërkon drejtimin e lexuesit dhe përvehtësimin nga ana e poetit. Prandaj lexuesi, nuk ka arsye të hutohet më tej, me veprën dhe ashpërsinë e sajë në poezitë të tjera të përmbledhjes “Vargjet e lira”. Zhdukja e Zotit-Zotat është e paevitueshme, e kjo zhdukje vjen edhe nga forma, sepse trajta-forma e Zotit dhe e njeriut, nëse janë të njëjta, që askush, askund e në asnjë besim 7fetar foma e Zotit nuk përcaktohet, Andaj Migjeni le hapësirë dyshimi se, nuk është mohues i Zotit, sa është revoltues i padrejtësive njerëzore, sepse po të ishte forma-trajta e Zotit e njëjt me të njeriut, dy trajta të njëjta-binjake, nuk ka arsye të ekzistojnë.
Sa i përket bindjes së nënshtrimit të trajtave Zot-Njeri, më shumë mund të besohet në atë, se parimisht, siç predikon besimi fetar, njeriu është kijuar nga Zoti i cili ka krijuar gjithësinë, se sa asaj, që Migjeni anon se, Zoti është pjellë e njeriut. Zoti është apstrakt që nuk shihet e nuk preket dhe nuk përgjigjet, andej nuk ka asnjë elemet për marrëveshtje e as për të besuar. Ndërsa njeriu sic mendon Migjeni, është konkret për ball Zotit të cilin e polli ai vet,por atë e bëri njeriu, kur nuk pati fushëveprim mendor,kur nuk mundi t’i zbërthejë dukuritë dhe fenomenet e natyrës, e as raportet ndër njerëzore në disa raste. Mu për ate, Zotat “përendojnë dhe rrëshqasin trajtat e tryre” , e vendin e tyre e zënë njerëzit të cilët janë të pandryshuar në trajtë, por natyrshë janë Zot që ndërtojnë jetën e vet, shkatërrojnë e ndërtojnë sërisht. Migjeni në këtë poezi ka gjynjëzuar Zotin, nese ai është gjëkundi. Zoti tani duhet të ketë mundim apo dilemë deri në dyshohim për ekzistencën e tij, Altërnativa kush është pjellë e kujt? Zoti pjellë e njeriut, apo njeriu pjella e Zotit? nuk ka dilema. Pasi ashpërsimi është në kulm, kur njeriu kërkon çvendosje në vend të qëndrimit “ngaluc”, të Zotit në kokën e tija, ai hynë në kullën e Babilonit, që është vepër e njeriut, përsosje e vetëdijës dhe mendjes së tij dhe kërkon shpagim. Njeriu i Migjenit kishte përjetuar rrëmujen e shekujve, të cilën duhej ta rrëxonte për tokë dhe në vend të sajë, të ngriste ideologjinë e re. ideologjinë e kohës së tij që është edukim materialiste. Kjo është karakteristika themelore e porzisë “Parathanja e parathanjeve”, e cila është temë bosht e gjithë jetës dhe veprës së poetit që ishte intelektual,krijues aktiv i kohës së tij në të cilën jetoi dhe krijojë këto vlera ideore e artistike letrare. Migjeni nuk pranon që Zoti të qëndrojë ngaluc, bile nuk pranon as të qëndrojë gaditu para tij dhe epokës së tij. Epokës përparimtare avansuese në hulumtim e diturisë që shkateron ç’është për tu shkatërruar, e ndërton dhe përshtat çka i nevijitet, përshtat jetën dhe nevojat e tij duke përshtatur jetën me natyrën dhe me kërkesat e veta. Kjo poezi nuk ka të bëjë me mohim të ngadalësuar, përmes mosnjohjes shkencore, mohimi kryhet përmes përvojës dhe kërkesave jetësore të mbar njerëzimit që vlen për gjithë popujt e planetës, Praktikisht është mohim në emër të të gjithve, në emër të njeriut që është kuptim i përgjithshëm, këte duhet kuptuar edhe nga dhuntia personale,të cilën poeti e pëtrjetoi si i ri gjatë skollimit në shkolla fetare në të cilat shkoi, nga domosdoja, jashtë deshirës së tij. Këte duhet kuptuar se, mohimi i tij, nuk është formal e as primitiv e as naiv, vetëm sa për të mohuar, por është mohim i mbështetur në forcën e arsyes së shëndosh. Migjeni është i arsyeshëm dhe shumë bindës,”kur shef se është kot i kotit me mendue mbi një idhull që nuk përgjigjet”, Këtu vërehet edhe një frumë e re poetike migjeniane, e cila si tërësi ka një kompozicion kohor të zhvillimit njerëzor për bindje mendore dhe zhvillimit të vetëdijes së lartë të njerëzimit. Vargjet e para hamendin dhe lën vend të mundëshëm, për ekzistimin e Zoti, pranojnë, nese ekziston Zoti, le të ekziston. Në anë tjetë njeriu del sikur pendohet pse ka pranuar diç të paqenun, e ky pranim ka qenë shkas i mbrapambetjes së tij dhe ngecjes së tij. Kurse luftën që ia shpall njeriu Zotit, njëherit duhet kuptuar edhe për luftë kundër vetvetës
Lufta kryhet në tri fronte, Zoti me vetëveten, pse ekeziston? Njeriu poashtu me vetëvetën, pse i besoj të paqenmes? dhe lufta e Zotit me njeriun dhe anasjelltas? triumfi,sipas poetit është në anën e njeriut. Kësaj fitoreje i ndihmon edhe vet Zoti. Por kjo ndihmë bëhet nga dëshprimi, “vetëvetes me gisht,tamthat ia ka biruemun”, është revolta e mohimit të unint, por un i vjetërsisë, pak primitive e banal për kohen. Të mbahesh me merita,kur nuk e ke merituar, don të thot vetkënaqësi ,”çka, çka krijova?!”, e kjo është ironia e kthyer në sarkazëm poetik e kulturor . Zoti tani mendon për njeriun i cili e ka hjekur preokupimin e asaj, kush e ka krijuar ate? E Zoti është kompleksuar në krijesat e pakrijuara prej tij, të cilat ai i merr për krijesa të veta. Kjo është koha e Migjenit, kur vetdija e njeriut ka arritur kulmin e përsoshmërisë, kurse e vjetra është lekundur që në themel. Këtë Migjieni e ka vrejtur mirë dhe e ka shprehur me guximtë madh trumfues, andaj nuk ështe e vogël vepra e njerëzimit”Kulla e Babilonit”, as mendimi i poetit,se në atë kullë:
Ka me hyjë nji njeri
Dhe ka me thirr
PERENDI KU JE!
Ky është njeriu cili do qoftë, dhe kërkon përgjegjje, por jo çfardo përgjegje. Don atë se; ai është krijues i vetëvetës dhe jetës së tij, pa pranuar univerzin fuqi mbinjerëzore, sepse ai është supërfuqi e kësaj bote njerëzore dhe për këte nuk pendohet për agjë, pasi pendimi është dëshmi e gabimit e gabimet janë të dëmshme, që si të tilla nuk duhet të hasën më. Nëse përsëriten gabimet, atëherë del gabim i dyfishuar. Dëshmi tjetër e mospërgjegjesisë së askujt, se njeiu është i zoti vetes. Kjo nuk është tani kërkesë e thjeshtë për t’ju përgjegjur, është kërkesë kërcnuese, e cila, do si do, ka edhe pasoja. Migjeni don me i acaruar marredheëniet njeri-perendi, dhe në këte acarim e nxjer njeriun triumfues, si qenie e vetëdishme mbi lashtësinë mitologjike e fetare. Si rrallë kush, poeti ynë, ka paraparë një vision të drejtë e human për rrëzimin fetar, kjo është fatbardhësi e madhe për vet poetin dhe letërsinë tonë. Është parashikim i drejtë që, nuk ka dështuar asnjë qik. Guximi i poetit, ka qenë aq i madh, sa edhe vet terumfi njerëzor në këtë fushë të madhe mendimtare. Ky guxim duhet shikuar edhe në rrethana shoqërore,kombëtare,politike e material në të cilat jetoi autori, vetëm atëherë kuptohet madhështia e tij, e cila del edhe në një shkallë edhe më të madhe.
Autori. Shkrimi është i vitit 1978. Këtu po e sjellim, pa asnjë ndryshim a ndërhyrje.