Teheran, 16 maj 2021 – Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë mbështetje të autoriteteve ushtarake iraniane.
Komandanti i forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IGRC), gjenerali Esmail Qaani, siguroi Hamasin për mbështetjen e tij të plotë në luftimet që shpërthyen këtë javë në Gaza kundër Izraelit, njoftoi media shtetërore iraniane.
Gjenerali i lartë iranian i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.
Sipas kanalit televiziv Al-Alam të Iranit, Haniyeh ka thënë se lufta kundër Izraelit nuk ishte vetëm e Hamasit, por e të gjithë botës islamike.
Irani, i cili e konsideron Izraelin armikun e tij dhe mbështet grupet anti-Izraelit, duke përfshirë Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Libanin jugor.
Hamasi dhe Hezbollahu janë përcaktuar si organizata terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.
(REL)