83 mijë Euro nga SHBA për Q.A.K.P. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë

Nga Beqir Sina

WESTCHESTER NY: Dje, Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “ Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, ka marrë një donacion prej 83 mijë Є, nga një grup bashkëatdhetarësh të mbledhur në restorantin CIAO në Westchester – New York.

Veprimtarë, biznesmenë dhe filantropë shqiptarë nga Nju Jorku, me rrethinat e tij, nën kujdesin e veprimtarit Anton Raja, mbajtën fushatën për mbledhje e fondeve, për rinovimin e dritateve të Qendrës “Gjoné Nikollë Kazazi” në Gakovë.

Në krye të donatorve me shuma të mëdha, qendruan veprimtarët e njohur Harry Bajraktari dhe Richard Lukaj, tha Raja, duke falenderuar ngrohtësisht çdonjerin prej atyre që dhanë donacionet.

Nëpërmjet një lidhjeve nga atdheu, me video, donatorët i ka falenderuar duke i bekuar për donacionet edhe Dom Roberti i qendrës arsimore dhe profesionale në Gjakovë.

Në kuadër të kësaj shkolle ekzistojnë katër degë:  ekonomi (administrim-biznesi, banka dhe financa, kontabilitet dhe financa), teknike (teknologji Informative), dizajn grafik, bujqësi (hortikulturë dhe agrobiznes).

Në këtë shkollë nxënësit vijojnë mësimin që nga klasa e 10-të deri në nivelin e lartë arsimimit.

 

 

Comment

*