Romë, 9 janar 2025 – Dhoma e Ulët e Parlamentit të Italisë e miratoi me 273 vota “pro” dhe asnjë votë “kunder” ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në Romë, më 6 shkurt 2024, nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.
Marrëveshja rregullon përfitimet e pensioneve, papunësisë, sëmundjeve dhe amësisë së personave që ushtrojnë ose kanë ushtruar aktivitet si të punësuar ose si të vetëpunësuar në të dyja shtetet.
Marrëveshja tani i kalon për miratim Senatit. Ajo ratifikikohet plotësisht me miragtimin nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë.
Për të marrë pension në Itali nevojiten 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune.
(r.m.)