Mal i Zi: Ambasada amerikane, profesorët, shkrimtarët dhe artistët i mbështesin protestat e studentëve

Podgoricë, 9 janar 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi tha se e “mbështet fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes, si vlera themelore të një shoqërie demokratike” në Mal të Zi.

Të enjten, ambasada amerikane theksoi se qytetarët nuk duhet të kenë pasoja për ushtrimin e të drejtës së tyre për tubim paqësor dhe për shprehje të mendimit. Njëkohësisht, u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për siguri më të madhe për qytetarët.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, shoqërisë civile dhe mediave që të tregojnë respekt për viktimat e ngjarjeve tragjike në Cetinë dhe familjet e tyre, të përqendrohen në rimëkëmbjen e komunitetit dhe të punojmë së bashku për të mësuar nga kjo tragjedi dhe për të garantuar siguri më të madhe për qytetarët”, thuhet në një reagim të ambasadës amerikane në Podgoricë.

Në mbështetje të studentëve që po kërkojnë përgjegjësi për masakrën që u krye në Cetinje dolën edhe mbi 100 profesorë të universitetit. Ata i dërguan letër mbështetjeje studentëve që e themeluan grupin joformal studentor “Kamo Sutra” (Kah Nesër).

Ata shprehim mbështetje për organizatën joformale studentore “Kamo śutra” dhe kërkesave të tyre për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë për vrasjet masive në Cetinë.

“Është koha e fundit që të gjithë ne të shqetësohemi për sigurinë e qytetarëve në Mal të Zi dhe, si bashkësi shoqërore, të kërkojmë llogari nga drejtuesit e institucioneve shtetërore përgjegjës për sigurinë e qytetarëve”, thuhet në letrën e profesorëve.

Kërkesat e studentëve i mbështetën edhe një grup shkrimtarësh dhe artistësh të Malit të Zi.

“Me integritetin tonë profesional dhe personal, ne e vendosim veten në mbrojtjen e tyre, sepse studentët janë e ardhmja dhe perspektiva e çdo shoqërie përparimtare. Studentët përbëjnë rrezik dhe kërcënim vetëm për totalitarizmin dhe autokracinë!”, thuhet në reagimin e tyre.

Kërkesat për përgjegjësinë e institucioneve shtetëre për shkallën e ulët të sigurisë së qytetarëve n՞ Mal të Zi u bënë të zëshme pas sulmit të armatosur në Cetinje, më 1 janar. Në këtë sulm u vranë 12 persona, midis të cilëve edhe dy fëmijë, dhe u plagosën 4 të tjerë. Të enjten, më 9 janar, në Qendrën Klinike në Podgoricë ka vdekur edhe njëri prej të plagosurve në Cetinje.

Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme në fushë të sigurisë.

(r.m.)

Comment

*