Përkeqësohet përsëri gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos

Tiranë, 10 janar 2025 – Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është përkeqësuar përsëri dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensive, ku ndodhet në intubim.

“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit”, shkruhet në postimin e Kishës Ortodokse.

Kryepeshkopi Janullatos u transferua nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë, më 3 janar.

Më 30 dhjetor, Janullatos, 95-vjeçar, u shtrua në një spital privat në Tiranë, me simptoma të virusit, por  gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar, kështu që u mor  vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore.

Spitali “Evangelismos” njoftoi se ekipi i mjekëve e kishte zbuluar vatr٥n e hemorragjisë së brendshme që kishte Janullatos dhe gjendja e tij u stabilizua para se të përkeqësohej përsëri.

(r.m.)

Comment

*