Bruksel, 10 janar 2024 – Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi i dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, të cilët ishin dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2016. Edhe ky gjykim, sikurse edhe ai që ishte zhvilluar në vitin 2016, po mbahet pa praninë e të akuzuarve, për shkak se Serbia refuzon t’ua dorëzojë autoriteteve gjyqësore të Belgjikës, raporton Koha.
Dosja e vrasjes së Enver Hadrit i përmban më shumë se 3000 faqe dëshmi e prova. Juria 12 anëtarëshe është duke dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve dhe të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilat provojnë fajësinë e tre autorëve: Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq dhe Bozhidar Spasiq.
Teuta Hadri, e bija e të Enver Hadrit të ndjerë, ishte 13-vjeçare në vitin 1990, kur Enver Hadri u vra në Bruksel me porosi të shërbimit sekret të Serbisë, por ajo nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari drejtësi për vrasjen e babait të saj.
Teuta thotë se familja e saj pret që edhe juria e këtij gjykimi do të japë dënimin me burg të përjetshëm, njëjtë me dënimin e shqiptuar në procesin e vitit 2016. Ajo e konsideron dënimin e autorëve të vrasjes së babait të saj si një moment me rëndësi të veçantë, jo vetëm për familjen Hadri, por për mbarë Kosovën, sepse shpërfaq vrasjet e aktivistëve shqiptarë në vendet e Evropës Perëndimore nga shërbimet sekrete serbe e jugosllave.
Teuta Hadri e ka vlerësuar ndihmën që ka dhënë Qeveria e Kosovës për vendosjen e drejtësisë për vrasjen e Enver Hadrit dhe për dokumentimin e planit të shërbimeve sekrete serbe e jugosllave në eleminimin e disidentëve politikë.
Ka pasur edhe të dyshuar të tjerë për pjesëmarrje në planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së e Enver Hadrit , por dy prej tyre janë vrarë më vonë në një qërim esapesh mes grupeve kriminale.
Serbia nuk ka pranuar t’i dorëzojë të akuzuarit në Belgjikë që të përballen me drtejtësinë.
Në gjyqin e zhvilluar në vitin 2016, Gjykata kishte konstatuar se Enver Hadri është vrarë nga grupet e krimit të rganizuar dhe të nëntokës të cilat i përdorte shërbimi sekret jugosllav dhe se kjo vrasje ishte orgasnizuar për shkak të aktivitetit të Hadrit në mbrojte të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
Procesi gjhyqësor ndaj tre të akuzuarce për vrasjen e Enver Hadrit pritet të npërfundojë deri në fund të muajit janar.
(r.m.)