Presidentja Osmani e kujton gazetarin e aktiviistin politik Enver Maloku, në 26 vjetorin e vrasjes

Prishtinë, 11 janar 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar gazetarin dhe aktivistin e or٥ve të para të lëvizjes politike për liri, pavarësi e demokraci në Kosovë, Enver Maloku, në 26 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani e ka kujtuar Makokun si “profesionist të fjalës së shkruar, luftëtar të mendimit të lirë dhe njeri që me guxim dhe përkushtim e ka mbrojtur idealin për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Ajo ka theksuar se e vërteta që e mbrojti Maloku do të mbrohet kur autorët e vrasjes së tij të dalin para drejtësisë.

Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe njeru që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja.

Kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë, ndaj e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, ka shkruar Presidentja Osmani në dedikimin e saj.

Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, në një atentat para banesës së tij në Prishtinë, në sy të fëmijëve të cilët po e shikonin nga dritarja e banesës teksa ati po kthehej nga puna. Në korrik të vitit 1998, ai I kishte shpëtuar një atentati në hyrje të banesës së tij. Para dhe pas atentatit të parë, ai ishte kërcënuar që të braktiste punën në Qendrën për Informim të Kosovës, të cilën e udhëhoqi me përkushtim të jashtëzakonshme dhe me profesionalizëm të lartë prej vitit 1993 e deri në orën e fundit të jetës.

Vrasja e Enver Malokut nuk është ndriçuar as sot e kësaj dite, kështuqë urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjes së tij nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Enver Maloku ishte dekoruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, me Urdhërin “Medalja e Artë e Pavarësisë, për kontributin e tij në shtetndërtimin e Kosovës.

Në vitin 2016, ai ishte dekoruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me Urdhërin “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësine e Kosovës.

Enver Maku ishte dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me Medaljen “Urdhëri i Artë i Shqiponjës”, për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

 (r.m.)

Comment

*