Prishtinë, 11 janar 2025 – Në Kosovë të shtunën u hap zyrtarisht fushata për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt. Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të përfshihen në një fushatë që analistët thonë se do të jetë e ashpër dhe me tone polarizuese.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të garojë në zgjedhje bashkë me parftinë Alternativ dhe partinë Guxo e hapi fushatën zgjedhore me një tubim të madh ë Gjakovë.
Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Albin Kurti, theksoi që në fillim të fjalës së tij se ai është kryeministri i tashëm dhe i ardhshëm i Kosovës
“Në këto zgjedhje do të dëgjoni duke thënë se Albini ka ndryshuar se ai nuk është i njëjti, Kjo është e vërtetë. Unë nuk jam më kandidati për kryeministër. Unë jam kryeministri”, u shpreh ai.
“Pas fitores, më 9 shkurt, dhe qeverisë sonë të re, të mbarë, të mirë, të vërtetë e të drejtë, do të ketë nivele të reja të papara të progresit, sep më cep, gjithandej e anembanë republikës sonë”, theksoi Kurti.
“Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ia heqim krimin, ia shtojmë barazinë e ia heqim varfërinë”, shtoi ai.
Kurti theksoi se koalicioni Lëvizja Vetëvenndosje, Alternativa dhe Guxo është ballëhapur para qytetarëve për të arriturat e qeverisjes katërvjeçare. Ai tha se në këtë periudhë në Kosovë ka pasur rritje të ekonomisë, ngritje të shkallës së demokracisë, ngritje të nivelit të sigurisë dhe ngritje të mirëqenies së qytetarëve.
Ai tha se 110 kandidatët e këtij koialicioni për zgjedhjet e 9 shkurtit “janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë” dhe theksoi se e tillë do të jetë edhe qeveria e ardhshme e Kosovës.
Pjesëtarrësve të tubimit iu drejtuan edhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila dhe bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla Schwarz.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e nisi fushatën e saj me një tubim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e hapi tubimin me anëtarë e simpatizues me përshëndetjet për ish-udhëheqësit e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specialiizuara të Kosovës në Hagë.
Më pas Krasniqi foli për programin zgjedhor të PDK-së dhe për kandidatin e kësaj partie p٥r kryeministër, Bedri Hamzën. Ai tha se PDK-ja ka një program konkret, realist dhe të realizueshëm të qeverisjes.
“Sot qëndroj para jush për t’ju siguruar se ne ofrojmë një plan konkret, një program të detajuar dhe gjithëpërfshirës, realist dhe të realizueshëm, i cili do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Për ta bërë Kosovën ma të fortë! Për ta bërë Kosovën ma të mirë! Kjo është arsyeja pse zgjodhëm Bedri Hamzën që të na prijë në këto zgjedhje, sepse Kosovës i duhen aftësitë, përvoja dhe personaliteti i Bedriut për të materializuar planin tonë transformues”, tha Krasniqi.
Ndërsa kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, shpalosi vizionin e tij për Kosovën.
“Vizioni im është për një Kosovë të fuqishme, që ka në themel hapjen e vendeve të reja të punës, ka edhe rritjen e pagave të sektorit privat përmes rritjes së mbështetjes për biznese me grante, investime dhe subvencione, me lehtësira fiskale dhe me qasje më të lehtë në financa”, tha ai.
Hamza premtoi rritje pagash për punëtorët e sektorit publik për 50 për qind, për rritje të pensioneve bazike për 70 për qind dhe rritje të pensioneve për kategoritë e luftës 50 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e hapi fushatën me një tubim me anëtarë e simpartizues të partisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili është kandidat i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, tha se sot nis kapitull i ri për Kosovën.
“ “Jemi mbledhur sonte këtu, jo vetëm si pjesëtarë të një Lidhje të fortë politike, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë për Republikën tonë, të ardhmen tonë, të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar, të qëndrojë i fortë, të qëndrojë prijetar. Sonte, shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën. Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë. Sonte, shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës”, tha ai në fillim të fjalës së tij.
Abdixhiku tha se LDK-ja është forca që e promovon demokracinë dhe tolerancën në kohë polarizimesh dhe përçarjesh dhe e kritikoi qeverinë aktuale, sidomos kryeministrin Albin Kurti, për “humbjen e mundësisë historike”.
“Në Republikën tonë Kryeministri nuk vendoset mbi prokurorinë, Kryeministri nuk mbron hajninë! Në Republikën tonë pushteti nuk sulmon mediat, gazetarë e fjalën e lirë. Jemi popull i lirë, e duam lirinë, do ta mbrojmë lirinë. Në Republikën tonë propaganda nuk zëvendëson realitetin me tabela fiktive përplot mashtrime. Në Republikën tonë tabela e vetme është ajo e familjeve kosovare që jetojnë, punojnë e përpiqen për një jetë të dinjitetshme e të ndershme. Në Republikën tonë, Qeveria nuk e shkel Kushtetutën 10 herë për t’u mburrur dhe jo për t’u skuqur 10 herë, kurse hajnia, vjedhja e krimi nuk maten me kutin e krahasimit me të shkuarën, se a janë më shumë apo më pak se dikur, por dënohen sepse hajnia është hajni, vjedhja është vjedhje, e futja e duarve në bukën e Kosovës do të dënohet edhe para vendit, edhe para Zotit, edhe para shtetit”, theksoi ai.
Abdixhiku tha se LDK-ja e vazhdon rrugëtimin politik të themeluesit të saj, Presidentit historik të Kosovë, Ibrahim Rugova, duke theksuar se vizioni i Rugovës për liri, pavarësi e demokraci është frymëzim për brezin e ri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta hapë të dielën fushatën zgjedhore. Të shtunën kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e partisë Nisma që ٥shtë në koalicion me AAK-në, e vizitoi Prekazin, të cilin e cilësoi si vend të fillesës së luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pazvarësi. Ai e cilësoi vizitën në Prekaz si simbolikë të fillesës së qeverisjes së re në Kosovë.
“Prekazi është vendi që na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, liri e demokraci. Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137. Rroftë Kosova”, tha Haradinaj.
(r.m.)