Ambasada e SHBA-së për fushatën zgjedhore në Kosovë: Presim që partitë të vazhdojnë traditën demokratike

Prishtinë, 13 janar 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë.

Ambasada në një postin më rrjetet sociale, ka theksuar se pret që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës “të jetësojnë traditat e tyre të forta demokratike”.

“Ambasada e SHBA-së e mirëpret fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë. Ne presim që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të vazhdojnë traditat e tyre të forta demokratike. Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë shtetin e së drejtës dhe proceset demokratike”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fillimi i fushatës zgjedhore në Kosovë ka nisur me një gjuhë të ashpër. “Korrupsion”, “hajni”, “autokraci”, “diktaturë”, “mashtrim” e “tradhëti” janë fjalët më të pëdorura gjatë fushatës së deritashme. 

Liderët e forcave kryesore politike, deri më sot, nuk janë marrë pothuajse fare me programet e tyre zgjedhore, por me kritika dher akuza në adresë të rivalëve të tyre politikë.

Liderët e forcave politike në opozitë po drejtojnëk ritika dhe akuza të rënda në adresë të qeverisjes së fundit katërvjeçare dhe të kryeministrin Albin Kurti. Ndërkaq Kurti po u kundërpërgjigjet me akuza të rënda subjekteve politike dhe liderëve të tyre që kanë qeverisur në Kosovë para ardhjes në pushtet të partisë së tij.

Të dyja palët, secila veç e veç, u flasin anëtarëve e simpatizantëve të tyre për “fitore” të tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

KQZ-ja bëri të ditur se në regjistrin e votuesve për këto zgjedhje janë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, brenda dhe jashtë Kosovës.

Votuesit jashtë vendit, përveç votimit me postë, do të mund të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të botës.

Votimi me postë nga jashtë vendit ka nisur të enjten që shkoi, më 9 janar.

(r.m.)

Comment

*