Uashington, 14 janar 2025 – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së SigurisЍ së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur të martën në takim te Ndihmëssekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se në këtë takim është theksuar rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane për aspiratat për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar për pjesëmarrjen e trupave të FSK-së në misione pqeruajtëse ndërkombëtare, bashkë me trupat amerikane.
“Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
(r.m.)