Uashington, 14 janar 2025 – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara nga Ndihmës-Sekretari i Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës në fokus të takimit ka qenë realizimi i marrëveshjes kornizë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes.
Ai citohet të ketë thënë se kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në njoftim thuhet se ministri Maqedonci e ka njoftuar z. Buland edhe “për sukseset e përbashkëta në aktivitetet dypalëshe, planin e tranzicionit”.
Ndërkaq Gjeneral Jashari ka folur për aktivitetet përbashkëta ushtarake të forcave të dy vendeve dhe për planet konkrete të bashkëpunimit dhe bashkëzbarkimit të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Në njoftim thuhet se z. Buland e ka theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Departamentit amerikan të Mbrojtjes për rrugëtimin përpara drejt përmbushjes së objektivave strategjike.
Të dy palët janë pajtuar se bashkëpunimi bilateral në fushë të mbrojtjes është në interes të dy vendeve.
(r.m.)