Prishtinë, 15 janar 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe Tom Dodajt për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023, në Bërnicë të Prishtinës.
Kjo u bë e ditur nga Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi dhe prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, të mërkurën.
Kryeprokurori Gashi, tha se hetimet e gjithahshme të zhvilluara gjatë fazes së hetimeve kanë rezultuar me zbulimin e autorëve të vrasjes.
“Rasti fillimisht ka qenë i inskenuar si grabitje, por falë punës së Prokurorisë, brenda një afati të shkurtër kohor, janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, kemi siguruar ekspertiza edhe nga jashtë e edhe brenda vendit”, tha Gashi.
Prokurorja e rastit Javorka Perlinçeviq tha se provat materiale janë grumbulluar në afat shumë të shkurtër, por ato janë shtyrë nga mungesa e motivit të kryerjes së kësaj vepre penale, për çka është kërkuar ndihmë edhe nga organet e Suedisë, ku kannë jetuar viktima, Liridona Ademaj, dhe i akuzuari kryesor, bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
“Liridona dhe Naim Murseli kanë jetuar një kohë në Suedi, prandaj u jemi drejtuar organeve të Suedisë për të na treguar nëse kanë pasur probleme në familje dhe kemi marrë përgjigje rreth kësaj dhe për të gjetur motivin për likuidimin e Liridonës nga Naim Murseli. Derisa nuk i kemi pranuar këto të dhëna dhe derisa nuk e kemi realizuar fotografinë familjare nuk kemi reaguar”, tha ajo.
Prokurorja tha se gjatë hetimeve është konstatuar se Naim Murseli ka angazhuar djalin e hallës së tij, Kushtrim Kokallën, për organizimin e vrasjes së Liridonës, kurse vrasja është kryer nga Granit Plava.
E pyetur për motivib e vrasjes, Perlinçeviq tha se ai buron nga çrregullimi i marrëdhënies martesore dhe problemet tjera në çift.
“Nuk mund t’i tregojmë të gjitha motivet, për shkak se në momentin që kemi hyrë në sallë aktakuza është dërguar në gjykatë dhe nuk mund të flasim për detaje tëe aktakuzës. Por, mund të themi se derisa kanë jetuar në Suedi ata kanë pasur marrëdhënie të çrregulluar martesore dhe familjare, të cilat janë shoqëruar edhe me probleme të tjera, përfshirë edhe ato financiare. Për motivet tjera që kanë çuar deri te vrasja do të mund të kuptoni në seancay gjyqësore”, tha prokurorja Perlinçeviq.
Prokurorja theksoi se prokuroria ka shumë prova materiale të cilat çojnë në dyshimin e bazuar se të akuzuarit janë kryes të veprës penale. Ajo tha se autorë të vrasjes janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, kurse për të akuzuarin e katërt, Tom Dodajn, të cilit nuk ia përmendi emrin, tha se nuk është gjetur i përfshirë drejtpërdrejt në rast.
Kryeprokurori Gashi theksoi se vrasja e Liridona Ademajt është organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, andaj pret që atij t’i shqiptohet dënimi kapital.
Hetuesi i rastit Nazim Dalipi njoftoi për procesin e hetimeve lidhur me rastin.
“Ne si hetues i jemi pergjigjur rastit dhe kemi vazhduar me mbledhjen e fakteve. Pas 2-3 ditësh ka rezultuar se në këtë rast ka qenë i perfshirë edhe Naimi. Kemi mbledhur prova edhe jashtë vendit të ngjarjes, në Gjakovë. Të gjitha provat dhe dëshmitë janë mbledhur brenda afateve të caktuara dhe tash e tutje do të vendosë gjykata”, tha Dalipi.
Të pandehurit Murseli, Kokalla dhe Plava gjenden në paraburgim, kurse Tom Dodaj, i cili ia kishte shitur dorasit armën me të cilën është kryer krimi, do të gjykohet në gjendje të lirë.
(r.m.)