Beograd, 15 janar 2025 – Autooritetet e Kosovës njoftuan të mërkurën se gjatë një operacioni të folrcave të rendit e ligjit janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec e Skenderaj, si edhe posta dhe zyra tatimore paralele.
Autoritetet në Serbi reaguan ashpër kundër mbylljes së institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, të cilën e cilësuan si sulm të Qeverisë së Kosovës ndaj populates serbe në Kosovë, në kuadër të fushatës zgjedhore në Kosovë.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka tghënë se Serbia po e ndjek “me kujdes” situatën në Kosovë dhe se qeveria e tij do t’i ndërmarrë “të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe”.
“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit [kryeministër i Kosovës], i cili, mesa duket, fushatën e tij parazgjedhore e ka shndërruar në vazhdim të keqtrajtimit të popullit tonë”, ka thënë Vuçeviq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka cilësuar si “përshkallëzim të rrezikshëm” mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë.
“Veprimet e sotme të qeverisë së Kurtit kundër institucioneve serbe në Fushë Kosovë, Graçanicë, Lipjan, Hoçë të Madhe, Rahovec, Kusçe dhe shumë enklava të tjera përbëjnë përshkallëzim të rrezikshëm. Këto lëvizje agresive nuk janë vetëm sulm ndaj institucioneve, por edhe përpjekje e hapur për të minuar të drejtat kolektive dhe identitetin e serbëve në Kosovë*, ka shkruar Gjuriq bë platformën X.
“Është evidente se Kurti po i përdor këto provokime si pjesë e fushatës së tij zgjedhore, duke i shpërfillur të drejtat e njeriut dhe duke shkelur marrëveshjet që kishin për qëllim mbrojtjen e paqes dhe bashkëjetesës. Kjo strategji vetëm sa thellon ndarjet dhe kërcënon stabilitetin në rajon:, ka shtuar ai
Gjuriq ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të heshtë, por “t’i mbrojë të drejtat e serbëve në Kosovë”.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ndodhet në Bruksel për takimin e parë të Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit, e ka cilësuar aksionin e sotëm të autoriteteve të Kosovës si “terror” që e vë në pikëpyetje vetë dialogun. Për “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës ai e ka bërë përgjegjës edhe Bashkimin Evropian.
“Me delegacionin e Beogradit erdha me qëllim që sot të trajtojmë çështjen e personave të zhdukur, ndërsa Kurti dhe Prishtina e zgjodhën rrugën e dhunës dhe të veprimeve të njëanshme”, ka shkruar Petkoviq në rrjetet sociale.
“Ky lloj terrori vë në pikëpyetje vetë dialogun. Është e qartë se për këtë nuk është i vetmi fajtor Kurti. Përgjegjësia është edhe e Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai.
Vitin e kaluar autoritetet e Kosovës mbyllën një numër të institucioneve paralele të Serbisë. Në një marrëeshje të arritur në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, në vitin 2013, ishte paraparë mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Por, ato kanë vazhduar të veprojnë në Kosovë, pavarësisht nga marrëveshja.
(r.m.)