Kompania e lidhur me dhëndrrin e Trumpit shpallet Investitor Stratregjik për ndërtimin e restortit luksoz në Sazan

Tiranë, 15 janar 2025 – Komiteti i Investimeve Strategjike ia ka dhënë statusin e Investitorit Strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushnerit, dhëndrrit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.

Më 30 dhjetor, në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Komiteti i Investimeve Strategjike ka vlerësuar se projekti i kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” është në përputhje me kriteret ligjore përsa i takon zhvillimit të zonave me përparësi.

Sipas dokumentit, vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro.

Gjithashtu, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike. Gjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit ësht՞ parashikuar të punësohen 1 mijë punëtorë.

Projekti i investimit synohet të zhvillohet në ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë, i cili ka një sipërfaqe totale prej 562 hektarësh dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 45 hektarësh.

Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike parashikon një sërë hapash që do ndërmerren kryesisht nga institucionet shtetërore në Shqipëri, për të ndihmuar kompaninë në sigurimin e pronës, dokumentacionin e nevojshëm dhe veprime të tjera që pritet të përmbyllen në tre muajt në vijim. Ndërkaq, kompania investuese do të duhet të nënshkruajë një kontratë me Koorporatën e Investimeve Strategjike dhe me Albanian Seaports Development Company sh.a dhe të sigurojë me investimin e saj ujin, energjinë e të ngjashme.

dokumenti-1dokumenti1

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe të një resorti tjetër në Zvërnec nga Kushneri dhe kompanitë e lidhura me të u bënë publike në fillim të vitit që shkoi. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli hapur në favor të këtyre projeteve. Ai i tha gazetës “New York Times” se interesimi i kompanisë së Kushnerit e bënte atë “krenar dhe të lumtur”.

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë dhe shqiptarë me projektet e Jared Kushner

Projektet e resorteve luksoze në Sazan dhe në Zvërnec financohen nga kompania e investimeve “Kushner Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde të qeverisë së Arabisë Saudite.

(r.m.)

Comment

*