Shefat e BE-së dhe NATO-s e urojnë Presidentin Trump

Bruksel, 20 janar 2025 – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpin, pas marrjes së mandatit të tij të dytë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo shprehu pritjet e Bashkimit Evropian për të bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në për trajtimin e sfidavwe globale.

“BE-ja pret të punojë nga afër me ju për të trajtuar sfidat globale. Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin duke theksuar vazhdimin e lidhjes dhe partneritetit transatlantic.

“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale. Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e uroi Presidentin Trump duke theksuar nevojën për rritjern e buxhetit për mbrojtje.

“Me rikthimin e Trumpit, ne do t’i përshpejtojmë shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje”, shkroi Rutte në X.

“Së bashku, ne mund të arrijmë paqe përmes forcës – përmes NATO-s”, theksoi ai.

Urimeve të shumta të udhëheqësve botërorë për presidentin Trump iu bashkua edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ky shekull është duke u formësuar tani dhe ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, për t’u siguruar që ai do të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë”, shkroi Zelensky në platformën X.

(r.m.)

Comment

*