Prishtinë, 29 janar 2025 – Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë.
Njohja e patentë-shoferëve u mundëson qytetarëve të Kosovës të bëjnë konvertimin e e patent-shoferëve pa iu nënshtruasr procedurave shtesë dhe pa provim as në pjesën teorike dhe as në pjesën praktike.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet gjithashtu se finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për qytetarët dhe theksohet se me këtë marrëveshje riafirmohen raportet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.
(r.m.)