Hamasi i liron 3 pengje, Izraeli i liron 183 të burgosur palestinezë

Khan Junis, 1 shkurt 2025 – Militantët e grupit Hamas liruan të shtunën tre burra që po mbaheshin peng në Rripin e Gazës ndërsa Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që i dha fund luftimeve 15 mujore në Gazë.

Militantët i dorëzuan zyrtarëve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis shtetasin Yarden Bibas si dhe francezo-izraelitin Ofer Kalderon, ndërsa amerikano-izraeliti Keith Siegel, i cili dukej i zbehtë dhe i dobët, iu dorëzua Kryqit të Kuq të shtunën në mëngjes, në qytetin e Gazës, në veri.

Të tre u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën. Lirimi i tyre e çon në 18 numrin e pengjeve të liruar që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Zyrtarët e burgjeve izraelite njoftuan lirimin e të 183 të burgosurve palestinezë të shtunën. Rreth 111 të arrestuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, u liruan në Gazë. Të tjerë u kthyen në Bregun Perëndimor ku u pritën me brohorima.

This image has an empty alt attribute; its file name is Palestineze-te-liruar-nga-burgjet-izraelite.jpg

(Zëri i Amerikës) 

Comment

*