Uashington, 5 shkurt 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim që mbajti të mërkurën në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, në Uashington, u fokusua në rolin e Kosovës në luftimin e ndikimeve keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit.
Ajo tha se investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë e pengon rritjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Iranit në rajon dhe theksoi se kjo është në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump
“Investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë, përveç se është në dobi të sigurisë dhe zhvillimit tonë, është po ashtu në përputhje me objektivat e Administratës Trump. Kjo do të pengonte po ashtu përhapjen e luftës hibride ruse, ndikimin ideologjik të Iranit dhe presionin ekonomik të Kinës në rajon. Kosova është një aleat i palëkundur që forcon ndikimin e SHBA-së në Evropë dhe Ballkan”, theksoi Osmani.
Ajo theksoi gjithashtu se Kosova është një aset strategjik për SHBA-të në angazhimet për përballjimin e ndikimeve destabilizuese në Evropë dhe mbetet plotësisht e përkushtuar për interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara.
Zonja Osmani ritheksoi edhe një herë rëndësinë e investimeve amerikane në infrastrukturën ëtike të Kosovës që do të sigurojnë pavarësi energjetike dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të Kosovës.
Presidentja Osmani mori pjesë dhe mbajti një fjalim edhe në drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill, të organizuar në kuadër të Takimit Vjetor të Lutjes Kombëtare.
Në fjalën e saj ajo foli për rrugëtimin e popullit të Kosovës që nga sfidat më të mëdha ekzistenciale e deri te arritjet e sotme. Ajo theksoi angazhimin e paluhatur të institucioneve shtetërore të Kosovën kundër ndikimeve malinje në Kosovë.
Në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare ishin të ftuar edhe Mbreti dhe Mbretëresha e Burundit, kryeministri i Fixhit, ministra e deputetëve të shumtë nga mbarë bota, si edhe kongresistë amerikanë. Ajo e shfrytëzoi rastin të bisedonte me ta për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Më parë, Presidentja Osmani u prit në Departamentin amerikan të Shetit nga Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Louis Bono. Në focus të takimit ishte forcimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, ajo tha se integrimi i Kosovës në NATO është në interest ë paqes dhe stabilitetetit në gjithë rajonin.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO, përveç se do ta fuqizonte sigurinë në Kosovë e rajon, është përfundimisht edhe në harmoni me objektivat strategjike amerikane për paqen dhe sigurinë globale”, theksoi ajo.
(r.m)