Uashington, 6 shkurt 2025 – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se zhvendosja e popullsisë së Gazës në vendet fqinje sipas propozimit të presidentit, Donald Trump do të ishte e përkohshme.
Gjatë një udhëtimi në Guatemalë, Rubio e ka cilësuar propozimin e Presidentit Trump si një “lëvizje bujare” dhe “joarmiqësore” ndaj palestinezëve. Sipas tij, ky propozim e shpreh “gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka sqaruar deklaratën e Presidentit Trump. Ajo ka thënë se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë trupa në territorin e shkatërruar nga lufta.
Edge Leavitt ka thënë se ideja e presidentit Trump ishte për largim të përkohshëm të palestinezëve nga Gaza.
Por, vetë Trump ka thënë të martën se zhvendosja nga Gaza do të ishte e përhershme.
Kina, Turqia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se palestinezët duhet të lejohen ta rindërtojnë vendin e tyre.
(r.m.)