Hagë, 7 shkurt 2025 – Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dënuar të premten vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të vendosë sanksione ndaj saj.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se me këtë vendim kërcënohet puna e pavarur dhe e paanshme e saj dhe u bëri thirrje të gjita vendeve anëtare, 125 sosh, që të jenë të bashkuar në krah të drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Presidenti amerikan, Donald Trump nЍnshkroi të enjten urdhrin ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penal, të cilën e akuzoi për “sjellje keqdashëse”.
Sipas Trumpit, Gjykata Ndërkombëtare Penale abuzoi me pushtetin e saj kur lëshoi, siç tha, “urdhër-arres të pabazuar” kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kundër ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Gallant.
Me urdhrin ekzekutiv të Trumpit, drejtuesve dhe punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si edhe anëtarëve të afërt të familjeve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA. Gjithashtu, të gjitha pasuritë e tyre në SHBA do të ngrihen.
Gjykata i siguroi punonjësit e saj se do ta kenë mbështetjen e plotë të saj.
“Gjykata qëndron me vendosmëri pranë punonjësve dhe u premton drejtësi dhe shpresë miliona viktimave të pafajshme të dhunës në mbarë botën, në të gjitha proceset që I zhvillon ajo.
(r.m.)