Prishtinë, 9 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka përfunduar ende procesimin e votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, për shkak të problemeve në softuer. Por, rezultatet e 73 për qind të votave të përpunuara, ato të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim” si edhe ato të partive politike, japiun të njëjtën renditje të partive sipaas numrit të votave, me dallime të papërfillshme.
Sipas këture rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) konfirmohet forvë e parë politike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e dyta, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e treta, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (në koalicion me Njsën Socialdemokrate e të tjerët) doli forcë e katërt në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Këtë renditje e konfirmuan dhe e pranuan edhe liderët e këtyre partive politike.
Por, mbetet e panjohur nëse LVV-ja do të arrijë të krijojë qeverinë e re, e vetme apo në koalicion me ndonjë parti tjetër, apo qeverinë e re do ta krijojnë bashkëruisht të tri partitë opozitare.
Pavarësisht kësaj, LLVV e shpalli veten fituese tw zgjedhjeve. Kryetari i saj, Albin Kurti, tha se partia e tij, bashkë me dy partitë e koalicionit parazgjedhor, partinë “Guxo” dhe partinë “Alternativa”, është fituese e zgjedhjeve dhe do ta krijojë Qeverinë “Kurti 3”.
“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti.
Por, ai nuk tha nëse qeverinë e re do ta krijojë bashkë me ndonjërën nga partitë opozitare, nëse këtë nuk arrin ta krijojjë si e vetme.
Tri partitë opozitare shprehën qëndrime të ndryshme lidhur me krijimin e koalicioneve që mund ta krijojnë qeverinë e re. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së kësaj partie në një koalicion qeverisës, cilido qoftë ai. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu bindjen qeverinë e re do ta krijojnë bashkërisht tri partitë opozitare. Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Blerant Stavileci, tregoi se kjo pareti është e hapr për koalicion, pa saktësuar nëse është e gatshme të hyjë në koalicion me LVV-në e Kurtit apo me LDK-në dhe AAK-në.
Sië duket nga deklaratat e para, procesi i krijimit të qeverisë së re do të ketë së paku dy të panjohura, pa e përfshirë çբshtjen e kohës, e cila mbetet e panjohur tjetër.
Kurti: LVV-ja i ka fituar zgjedhjet, do ta krijojë Qeverinë e re
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se partia e tij në koalicion me partnerët e saj, partinë “Guxo” dhe “Alternativa”, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe se do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës.
“Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme. Falënderoj votuesit e LVV-së dhe të koalicionit tonë fitues. Jemi të parët dhe ky është konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe progresive. Koalicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë e re, pra Kurti 3”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë.
“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha ai.
Kurti tha se ende nuk ka shifër zyrtare të rezultatit, por komisionerët dhe vëzhguesit e LVV-së tregojnë për fitoren e saj.
“Rezultatet zyrtare nuk i kemi, por ato fillestare tregojnë se edhe po t’i bëjnë bashkë votat, e dyta dhe e treta nuk bëjnë bashkë sa Vetëvendosje”, tha ai.
Kurti, si edhe Donika Gërvalla, bashkëkryetare e partisë “Guxo”, shprehën bindjen se me votat e diasporës, numërimi i të cilave do të nisë të hënë, LVV-ja do të arrijë t’i fitojë si e vetme votat e mjaftueshme për ta krijuar qeverinë e re.
PDK: Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie dhe po kërkojnë ekzekutiv të ri.
Ai e ka konsideruar sukses të pamohueshëm rezultatin e PDK-së si forca e dytë më e madhe në vend.
“Jemi në situatë të pazakontë, ku ne si parti duhet t’i kallxojmë votat, dhe jo KQZ-ja. PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota. Falënderojmë qytetarët që votuan për PDK-në. Ky është sukses i pamohueshëm për ne dhe mesazh i fortë për ne. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, pasi nuk e kanë shumicën. Rezultatet tregojnë se qytetarët kërkojnë qeveri të re”, ka thënë Stavileci.
Sa i përket koalicioneve, Stavileci ka thënë se duhet pritur në finalizimin e rezultateve.
“Ditëve në vijim me finalizimin e rezultateve, kryetari i PDK-së dhe kandidati i PDK-së do të dalin me qëndrime se si do të vazhdohet më tutje”, ka shtuar ai.
Abdixhiku: LDK-ja ka shënuar rritje të madhe, por jo çfarë ka pritur
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se kjo parti shënoi rritje të madhe, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, por theksoi se ky nuk është rezultati që pritej nga kjo parti.
“LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind. Ky është rezultat demokratik. LDK-ja del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm në përmasat që e kemi pritur”, tha ai.
Abdixhiku tha se ai e merr përgjegjësinë për dështimin e LDK-së në këto zgjedhje.
“Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha Abdixhiku, por e hodhi poshtë mundësinë që të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Abdixhiku e përjashtoi mundësinë e hyrjes së LDK-së në ndonjë koalicion për formimin e qeverisë së re.
“Ky rezultat na lë në opozitë për katër vjetët e ardhshme dhe ne do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve”, tha ai.
Haradinaj: Opozita i ka fituar këto zgjedhje
Kryetari i AAK-së, tha se partitë opozitare janë fituese të zgjedhjeve. Ai tha se pret me padurim të bashkëpunojë me dy partitë tjera opozitare, PDK-na dhe LDK-në, për krijimin e qeverisë së re.
“Ajo që më gëzon është fakti që opozita I ka fituar këto zgjedhje dhe uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, tha ai.
Kreu i AAK-së thotë se janë të hapur për të bërë koalicion me dy partitë opozitare LDK dhe PDK.
“Mendoj se opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës një qeveri të qëndrueshme të pakicës”, u shpreh Haradinaj.
(r.m.)