Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Kosovë: LVV – 41.14%, PDK – 22.42%, LDK -17.66%, AAK -7.48%…

Prishtinë, 10 shkurt 2025 – Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kqa vazhduar publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën,.

Sipas rezultateve të publikuara pas orës 15:00, pas procesimit të votave të mbi 94.04% të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosja (LVV) ka fituar 41.14% të votave, PDK-ja 22.42%, LDK-ja, 17.66%, AAK-ja 7.48, Lista Serbe 3.84% dhe Koalicioni për Familje 2.29%.

Sipas këtyre të dhënave, LVV-ja i ka fituar 326 mijë e 484 vota, PDK-ja 177 mijë e 890, LDK-ja 140 mijë e 100, AAK-ja me Nismën 59 mijë e 356, Lista Serbe 30 mijë e 495 dhe Koalicioni për Familje 18 mijë e 191.

Sipas trendit të deritashëm, numërimi i votave të vëendvotimeve të mbetura nuk pritet të bëjë ndonë ndryshim domethënës në rezultatin e përgjithshëm të votimit brenda Kosovës. Ndonjë ndryshim domethënës nuk pritet të bëjë as numërimi i rreth 80 mijë votazve të diasporës, ndonëse tri subjektet më të mëdha Politike (LVV, PDK dhe LDK) kanë pritjet e tyre nga këto vota.

Liderët e subjekteve më të mëdha politike e kanë vlerësuar të qetë e demokratik procesin e votimit anembanë Kosovës dhe meritat për këtë ua kanë njohur qytetarëve. Por, asnjëri prej tyre nuk është zhprehur i kënaqur me rezultatet e subjekteveqë i udhëheqin.

Gjykuar nga deklaratat e tyre, formimi i qeverisë së re të Kosovës do të jetë një sfidë jo e vogël për subjektet politike, duke qenë se asnjëri prej tyre nuk arriti të fitojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë pa votat e ndonjë subjekti tjetër.

Sipas klimës politike aktuale dhe raportit të forcave, procesi i formimit të qeverisë së re do të jetë i vështirë dhe do të marrë më shumë kohë. Në aoftë se ky proces nuk përfundon me sukses, Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Çështjen e bën edhe më komplekse zgjedhja e Presidentit apo Presidentes së re të shtetit, vitin e ardhshëm. Për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, gjë që nuk mund të arrihet pa një koalicion të madh apo pa një konsensus të gjerë. Në qoftë se kjo nuk arrihet, Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashrtëzakonshme.

(r.m.)

Comment

*