Berisha e quan të pabazë vendimin e DASH, i hedh poshtë akuzat për abuzim e korrupsion

Tiranë, 19 maj 2021 -Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shprehur keqardhje për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që ta shpallë atë person të padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim adresuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, përmes rrjetit social Facebook, Berisha ka shprehur keqardhje  për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai ka theksuar se ky vendim nuk ka asnjë bazë konkrete dhe ka bërë thirrje që të bëhet publik çdo fakt dhe dokument që mund të ketë kushdo lidhur me akuzat për korrupsion.

“Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi”, shkruan Berisha.

Ai i kahedhur poshtë të gjitha akuzat për abuzim me fondet publike apo për çfarëdo forme e korrupsionit.

“Gjatë 30 viteve në politike nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri më sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër”, ka shtuar Berisha.

Ai ka përmendur disa nga sukseset e mëdha të Shqipërisë të arritura gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se ndër këto arritje, siç është shprehur, “ka qenë lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e dokumentuar kjo dhe në raporte dhe vlerësime të qeverisë së SHBA”.

Berisha, në reagimin e tij, ka theksuar se qëndrimet e tij “kanë qenë dhe do të jenë të motivuara vetëm nga interesi publik dhe kombëtar”.

Ai ka theksuar gjithashtu se, gjatë karrierës së tij politike, në SHBA ka pasur më shumë miq të mëdhenj se askund tjetër dhe se ai është përpjekur që çdo vendim ta marrë në interes të përbashkët të Shqipërisë dhe SHBA-së.    

Berisha ka thënë se vendimi i DASH nuk do ta lëkundë kurrë admirimin e tij për SHBA-të.

“Dua të theksoj se vendimi juaj nuk mund të lëkundë kurrë admirimin tim për vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqtë e mi në SHBA”, ka theksuar ai.

Reagimi i plotë i Berishës:

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!

Zoti Sekretar!

Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.

Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.

Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.

Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.

Zoti sekretar!

Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.

Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.

Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!

(r.m.)