BE pret formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës

Bruksel, 12 shkurt 2025 – Bashkimi Evropian pret që konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës dhe formimi I qeverisë së re të Kosovës të bëhen pa vonesa.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, përcollën vlerësimet pozitive të Misionit të vëzhguesve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

deklaratë thuhet se zgjedhjet në Kosovës ishin “të qeta e konkurruese dhe me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve” etnike e politike. Në deklaratë thuhet se fushata parazgjedhore dhe procesi zgjedhor e dëshmuan përkushtimin e fortë të Kosovës për zbartimin e parimeve demokratike.

Kallas e Kos theksojnë se Bashkimi Evropian pret “me padurim” konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re Kosovës, për të vazhduar bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për avancimin e procesit të përafrimit të Kosovës me BE-në, për përfitime nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

“Ne presim me padurim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me synimin për të mbështetur procesin e përafrimit të Kosovës me BE-në dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme siç është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, thuhet në deklaratë.

Kallas e Rot bëjnë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve tjera të arritura gjatë dialogut midis Kosovës e Serbisë.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane. Nga Kosova pritet që, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme, të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe nga të gjitha marrëveshjet e arrtitura gjatë  Dialogut. Nuk ka alternativë për Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratë.

Në fund të deklaratës, Kallas e Ros shprehin gatishmërinë e Komisionit Evropian për të dhënë opinionin e tij lidhur me kërkesën e Kosovës për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në qoftë se këtë e kërkon Këshilli i Bashkimit Evropian.

“Në dhjetor të viotit 2022 Kosova e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur opinionin lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli”, thuhet në deklaratë.

(r.m.)

Comment

*