PDK preferon një koalicion të opozitës, e përjashton mundësinë e koalicionit me LVV-në

Prishtinë, 12 shkurt 2025 – Udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) preferon krijimin e një koalicioni me partitë opozitare dhe e përjashton mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). 

Këtë qëndrim e ka deklaruar sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, të mërkurën, konferencën për media.

“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe e përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo, hapat kushtetues dhe ligjorë janë të qartë. Duhet të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj, e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventualë të koalicionit që do të udhëhiqet nga z.Bedri Hamza”, ka thënë ajo. 

Zonja Çitaku ka thënë se organet drejtuese të partisë do të marrin vendim në bazë të onteresit të qytetarëve

“Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi te gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin”, ka thëë ajo.

Çitaku ka thënë se është e rëndësishme që gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor.

“I bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembull demokratik dhe është e domosdoshme që të përfundojë si të tillë”, ka thënë ajo.

“Ky proces duhet të përmbyllet me integritet”, ka theksuar sekretarja e PDK-së.

(r.m.)

Comment

*