Mbreti Charles III dhe Presidenti Macron e uruan Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2026 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar nga Mbreti i Mbetërisë së Bashkuar, Mbreti Charles III, një mesazh urimi me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E nderuara Zonja Presidente,

Unë dhe gruaja ime kemi kënaqnë kemi kënaqësinë t’ju përcjellim Shkëlqësisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e Ditës së Pavarësisë suaj.

Jam shumë i kënaqur që shtetet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë.

Shpresoj dhe beaoj fuqishëm se shtetet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.

Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira juve dhe të gjithë kosovarëve për vitin e ardhshëm”, thuhet në urimin e Mbretit Charles III, që i është përcjellë Presidentes Osmani nga Ambasada britanike në Prishtinë.

Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar Presidentes Osmani mesazh urimi për Ditën e Pavarësisës ë Kosovës,.

“Zonja Presidente, e dashur Vjosa,

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia dhe t’ju ritheksoj gjithë përkushtimin që Franca ka për pavarësinë e Kosovës.

Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë.

Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor.  Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit Evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit – Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shpresoj gjithashtu që dy vendet tona, të lidhura me vlerat e Olimpizmit, të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë. Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë.

Së fundi, dëshiroj t’ju faLënderoj për pjesëmarrjen tuaj në ceremoninë e rihapjes së Notre-Dame de Paris, për çka ju jam mirënjohës.

Zonja Presidente, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e Presidentit Macron.

(r.m.)

Comment

*