Zelensky doli para kohe nga Shtëpia e Bardhë, një zyrtar tha se ai u përzu

Uashington, 28 shkurt 2025 – Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë pa përcjelljen e nikoqirit të tij, Presidentit të Shteteve të Basgkuara, Donald Trump, raporton BBC.

Zelensky e ka përfunduar para kohe takimin në Zyrën Ovale pas tensioneve me Presiderntit Trump dhe zëvendësin e tij JD Vance.

Në pamjet e transmetuara nga televizionet presidenti ukrainas shihet duke dalë me nxitim nga Shtëpia e Bardhë dhe duke u futur në fuoristradën e zezë në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

Pak minuta më parë, Prersidenti Trump shkroi në rrjetin e tij “Truth Social” se Zelensky “nuk e respektoi SHBA-në në Zyrën Ovale”. Por, ai e la të hapur mundësinë e një takimi tjetër me Zelenskyn,

“Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, shtoi Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Zelensky u përzu nga takimi pas tensioneve në takimin me Presidentin Trump. Ai ka thënë se Zelenskyt dhe delegacionit që e udhëhiqte iu kërkua të largohej para kohe nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtari ka thënë se marrëveshja për mineralet midis SHBA dhe Ukrainës, e cila ishte planifikuar të nënshkruhet gjatë këtij takimi, nuk është nënshkruar. Ai ka thënë se i takon Ukrainës të kërkojë nëse mund të planifikohet një takim yjetër, derisa Zelensky të jetë në Shtetet e Bashkuara.

CNN raportoi se presidenti Trump, pas përplasjes me presidentin Zelensky, i mblodhi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale dhe u këshillua për veprime të mëtejshme, ndërsa Zelensky dhe delegacioni që e shoqërfonte gjendeshin  në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur vjen për vizitë një udhëheqës i huaj.

Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas përballjes dramatike ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Trump i udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të përcillnin mesazhin se ishte koha që Zelensky të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha “jo” dhe Zelensky u largua menjëherë pas kësaj.

(r.m.)

Comment

*