Prishtinë, 2 shkurt 2025 – Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka projektuar numrin e deputetëve që mund të kenë subjektet politike në Kuvendin e Kosovës, sipas trendit aktual të votave të dërguara me postë, kur janë numëruar 30 për qind e këtyre votave.
Cakolli ka thënë se, sipas këtij trendi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është afër sigurimit të 49 ulëseve në Kuvendin e Kosovës, por pët ta arritur këtë ajo duhet t’i fitojë mbi 60 për qind të votave me postë, ndërsa aktualisht i ka pak mbi 52 për qind. Ai ka ka shtuar se LVV mund të arrijë edhe në 50 mandate, në qoftë se i fiton mbi 70 për qind të votave të dërguara me postë.
Sias Cakollit, sipas trendit të 30 përqind të votave të dërguara me postë të numëruara deri më tash, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do t’ia marrë një ulëse në Kuvendit Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Me një trend të tillë, LDK-ja është vetëm disa qindra vota larg që ta marrë edhe një mandat nga PDK-ja, dhe nëse vazhdon të performojë mirë në votat me postë, mund të arrijë 21 mandate. Nëse LDK-ja rritet edhe më shumë, kjo mund të ndikojë në gjasat e LVV-së për të siguruar 49 mandate. PDK-ja është në zonë kritike midis 23, 24 dhe 25 mandateve. Aktualisht është në 24 mandate, por afër ta humbë një. E madje, nëse LVV-ja shkon drejt 50 mandateve, PDK-ja mund të humbasë edhe një mandat tjetër. Për t’i pasur 25 mandate, PDK-ja duhet t’i ketë mbi 13% të votave me postë – që është gati dyfishi i përqindjes që ka tash”, ka shkruar Cakolli.
Sipas rezultateve të deritashme, LVV nuk mund ta krijojë qeverinë e re vetëm me partnerët e deritashëm të saj, subjektet politike të komuniteteve, pa përfshirë serbët. Në pozitë pothuajse të njënjtë janë edhe tri subjektet e deritashme opozitare: PDK, LDK dhe AAK. Kjo e fundit në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte në koalicionin me Nismën Socialdemokrate.
Ndonëse kanë kaluar mbi dy javë, ende nuk ka asnjë njoftim për fillimin eventual të negociatave për krijimin e koalicionin të ri qeverisës. Liderët e tri partive opozitare e kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me LVV-në. E hapur për koalicion me këtë parti është shprehur vetëm Nisma Socialdemokrate, ndonëse paertnerja e saj e koalicionit parazgjedhor, AAK, e përjashton këtë.
(r.m.)