Thaçi viziton babain e sëmurë në spitalin e Prishtinës, me leje të përkohshme të Gjykatës Speciale

Prishtinë, 13 mars 2025 – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur për një vizitë të shkurtër në Kosovë, me leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.

Nga aeroporti i Prishtinës ai shkoi direkt për ta vizituar babain e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë,

Mediet në Kosovë e regjistruan momentin kur Thaçi, i shoqëruar nga policë të EULEX-it, po hynte në klinikën e sëmundjeve interne. Ai i përshëndeti me dorë një grup qytetarësh që ishin grumbulluar para hyrjes në këtë klinikë, të cilën brohoritën emrin e tij, në shenjë mbështetjeje.

Thaçi u përshëndet së largu me mbështetës të tij edhe gjatë daljes nga klinika, pas vizitës së babait të tij, gjendja shëndetësore e të cilit njoftohet se është përkeqësuar më shumë ditët e fundit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Hashim-Thaci-duke-dale-nga-spitali-Prishtine.jpg

Gjykata Speciale në Hagë shpjegoi se vizita e Thaçit është miratuar për arsye humanitare bindëse.

“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Zyra për informim e lësaj gjykate, në një përgjigje për Telegrafin, ka kujtuar se kjo është hera e tretë që z. Thaçi i miratohet kërkesa për ta vizituar Kosovën për arsye të fuqishme humanitare.

“Në total, kjo është vizita e 13-të në paraburgim e menaxhuar nga Regjistri për një të paraburgosur në Kosovë mbi baza humanitare”, thuhet në përgjigjen e Speciales

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

(r.m.)

Comment

*