Në Tiranë, protestë kundër abuzimit seksual të të miturve, një qytetare proteston nudo

Tiranë, 23maj 2021 – Në Tiranë sot është mbajtur një protestë kundër abuzimit seksual me fëmijët. Organizatorët e protestës kanë marrë shkas nga rasti i abuzimit të një vajze 15 vjeçare në Mirditë nga pesë burra.

Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë shpalosur parulla të shumta, si: “Shtet i dështuar, fëmijë të dhunuar”, “Trupa të shfrytëzuar, trupa të ekzekutuar, trupa të dhunuar. A jemi Auschëitz?” “Mos ma vrit fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”, etj.

Në protestë ka marrë pjesë edhe një grua, e cila është shfaqur në shesh plotësisht nudo, me një pankartë që e kambajtur lart.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është solidarizuar me protestuesit dhe i ka dënuar fuqishëm rastet e abuzimit seksual të vajzave.

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”, shkruan ai.

(r.m.)