Prishtinë, 26 mars 2025 – Gjykata Supreme e Kosovës i ka hedhur poshtë tri ankesat e fundit të subjekteve politike ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, gjë që i hap rrugë
Gjykata Supreme njoftoi të mërkurën se ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të një kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB ishin të pabaza.
Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, me pretendimet për manipulim zgjedhor. Por, PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën.
Para publikimit të vendimitt ë Gjykatës Supreme, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kaltrina Shala nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi pas publikimit të vendimit të Gjykatës Supreme se do të mblidhet të enjten, ku pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
(r.m.)