Uashington, 31 mars 2025 – Regjisori amerikan Oliver Stone do të dëshmojë të martën në një seancë dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku do të shqyrtohen mijëra faqe dokumentesh lidhur me vrasjen e John F. Kennedy-t në vitin 1963, të cilat u publikuan këtë muaj me urdhër të Presidentit Donald Trump.
Përfaqësuesja Anna Paulina Luna, kryetare e Grupi të Punes për Dekompleksimin e Sekreteve Federale, tha se ligjvënësit do të dëgjojnë dëshmitarë për vlerën e dokumenteve.
“Përmes hetimit të dosjeve të reja të lëshuara për JFK-në, konsultimit me ekspertët dhe ndjekjes së stafit mbijetues të komiteteve të ndryshme hetimore, grupi ynë do të zbulojë këtë mister dhe do të ndajë gjetjet tona me popullin amerikan,” tha Luna.
Pak pas marrjes së detyrës për mandatin e tij të dytë në janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u kërkonte shërbimeve të inteligjencës kombëtare dhe zyrtarëve të tjerë të hartonin një plan për lëshimin e plotë të të gjithë dokumenteve lidhur me vrasjen e Presidentit Kennedy.
Koleksioni i arkivave për vrasjen e Kennedy-t përmban më shumë se 6 milionë faqe dokumentesh, shumica e të cilave ishin deklasifikuar dhe bërë publike përpara urdhrit të Trump. Vrasja e Kennedy-t i i është atribuar një njeriu të vetëm, Lee Harvey Oswald.
Filmi i Stone në vitin 1991, JFK, u kritikua ashpër nga historianët për sugjerimet e tij se vdekja e Kennedyt ishte pasojë e i komploteve të nivelit të lartë. Stone ka thënë se Kennedy nuk u vra nga një vrasës i vetëm dhe beson se disa elementë të komunitetit të inteligjencës amerikane ishin të përfshirë.
Departamenti i Drejtësisë dhe agjenci të tjera të qeverisë federale kanë ripohuar përfundimin e bërë gjatë dekadave që Oswald ka vepruar vetëm. Megjithatë, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë ende besojnë se vdekja e tij ishte pasojë e një komploti.
Po ashtu, të martën do të dëshmojnë gazetari dhe autori Jefferson Morley dhe autori James DiEugenio. Morley tha në mediat sociale se do të fokusohet në dosjen e plotë të CIA-s të para-atentatit mbi Oswald gjatë seancës.
Trump premtoi gjatë fushatës elektorale të ofronte më shumë transparencë lidhur me vdekjen e Kennedyt.