Në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork hapet ekspozita “E kuqja shqiptare”

Beqir Sina

Photo: https://youtu.be/Syl73z8IRPs?si=W4COnn-V8qBeY0j0

NEW YORK: Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka bërë me dije se të ejten mbrëma në një nga ambientet e kësaj konsullate është hapur ekspozita e titulluar  “E kuqja shqiptare”.

Ambasador Reka shkruajti në një status të tij se në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në OKB Suela Janina, ata kan hapur ekspozitën “E kuqja shqiptare”: “Ky event i diplomacisë kulturore u bashkëorganizua nga Lidhja Shqiptare Evropiane, Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Oda Ekonomike Shqiptare”, ka shkruar Reka në statusin e tij në “Facebook” duke postuar edhe disa fotografi nga ky aktivitetet.

Më tej ambasador Reka ka spjeguar se pikturat dhe skulpturat e ekspozuara janë nën përkujdesjen e kuratores Melita Cekani, dhe rrëfejnë për rrënjët evropiane dhe kontributin shqiptar për civilizimin perëndimor.”

Inva Mula, Fadil Berisha, Elsa Lila e shumë artistë shqiptare dhe veprimtarë shqiptaro-amerikanë e madhëruan eventin simbas Shefit të Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Ambasador Blerim Reka.

 

Comment

*