Për ju Avokati Kieran Both

Organet mediatike po raportojnë lidhur me një kabllogram të ri nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DOS) me subjekt: “Kërkesë për të Vepruar: Kontrolle Shtesë dhe Verifikim i Rrjeteve Sociale për Aplikantët e Vizave.” Në kabllogramin në fjalë, Departamenti i Shtetit thekson se lëshimi i vizave është pjesë e funksioneve të tij që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, dhe mbi këto baza po synon të krijojë udhëzime të reja lidhur me refuzimin ose anulimin e vizave F dhe M për studentët si dhe të vizave J për “studentët e kolegjeve, universiteteve dhe institucioneve të tjera të pas arsimimit të mesëm”. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se në përputhje me udhëzimet e dhëna në kabllogram, kishte miratuar personalisht revokimin e më shumë se 300 vizave. Kabllogrami i udhëzon oficerët konsullorë të rishikojnë aplikimet për viza studentore F, M ose J në mënyrë që të vlerësojnë nëse këta studentë “kanë ndërmend të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për t’u angazhuar në aktivitete të paligjshme” ose aktivitete që nuk përputhen me ato që aplikanti ka deklaruar në aplikimin për vizë. Kabllogrami gjithashtu u jep direktiva oficerëve konsullorë të refuzojnë aplikimet për viza nëse aplikanti nuk krijon besimin “se të gjitha aktivitetet në të cilat ai ose ajo pritet të angazhohet gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara përputhen me kërkesat specifike të kategorisë së vizës së tij ose saj.”
Oficerët konsullorë janë udhëzuar të bëjnë fotografi të profileve në media-n sociale të aplikantëve për vizë, dhe t’i ruajnë ato si prova në dosjet përkatëse. Më pas, oficerët konsullorë mund ta referojnë rastin e individit për refuzim ose revokim mbi bazat dhe arsyet e duhura. Oficerët konsullorë janë udhëzuar të shqyrtojnë nëse një aplikant për vizë F, M ose J është “i papranueshëm”, si mbështetës i një organizate terroriste. Ka më shumë rrezik që t’i revokohet viza atij ose asaj që “mban një qëndrim armiqësor ndaj qytetarëve amerikanë ose kulturës së SHBA-së (përfshirë qeverinë, institucionet ose parimet bazë.” DOS-i ka urdhëruar një rishikim të vizave të vlefshme për të parë nëse ka ndonjë arsye për ta revokuar vizën. Nëse një vizë revokohet, atëherë konsullata duhet të dërgojë një e-mail në adresën që aplikanti jo-emigrues ka përdorur kur ka paraqitur aplikimin. Personat me status joemigrues duhet ta kontrollojnë rregullisht atë adresë e-mail-i për ndonjë revokim të mundshëm të vizës.
Gjatë javëve të fundit, disa individëve me viza të ligjshme, përfshirë këtu dhe studentë dhe studiues, u janë anuluar vizat, dhe statuset e ligjshme dhe në disa raste ata janë dënuar me paraburgim dhe largim nga SHBA-ja pa iu dhënë shpjegime të qarta. Vetëm javën e fundit, në shkallë vendi janë raportuar një numër i konsiderueshëm revokimesh dhe ndërprerjesh të statusit të studentit, që nuk duket se janë kryer për arsye që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit ose sigurinë kombëtare. Shoqata Amerikane e Juristëve të Emigracionit (AILA) kërkoi që Kongresi të veprojë në përgjigje të këtyre rasteve: “AILA njeh të drejtën që ka vendi për të hequr vizat në përputhje me ligjet e Shteteve të Bashkuara. Por ajo që po shohim është një prirje të re ku gjithnjë e më shumë studentë po arrestohen menjëherë pasi u është revokuar viza për arsye të panjohura.”
Avokatët e AILA-s po ndjekinnga afër këto çështje dhe do të bëjnë maksimumin për t’i kërkuar qeverisë llogari për veprimet e saj.

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson kon sultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: [email protected]