Për shumë e shumë breza, për shumë adhurues të librit, pa asnjë mëdyshje, Gaqo Bushaka mbetet shkrimtari me i suksesshem i letërsisë shqipe për fëmijë. Mirënjohja dhe respekti për të u shfaq diten e diel, me 6 Prill ne mjediset e shoqatës “ Bijtë e Shqipes” në takimin me autorin që ka krijuar dhe zhvilluar fantazinë e fëmijërisë sonë nëpërmjet përrallave dhe fabulave unike, Gaqo Bushaka!
Kryetari i shoqatës “ Bijtë e Shqipes” z.Dritan Matraku falenderoi gjithe te pranishmit dhe shkrimtarin Gaqo Bushaka. Ai theksoi sa e rendësishmë është krijimtaria e tij dhe njohja nga fëmijët të librave të autorit. Z. Llazar Vero falenderoi shkrimtarin për praninë e tij dhe vleresoi gjithë kontributin, risitë, vlerat që pena e Gaqo Bushakës ka sjellë në letërsinë shqipe. Znj. Mimoza Sotiri mësuese e shkollës shqipe prezantoi veprat më të rendesishme të autorit, edukimin dhe vleresimet.
Ajo theksoi se cfarë solli Gaqo Bushaka me personazhet e Çufos, Bubit Kacurrel, Tipit, që edhe pse personazhe të fabulave prezantonin fëmijët me kompleksitetin , gabimet, sinqeritetin e moshës. Ajo vlerësoi humorin dhe imagjinatën fantastike qe shfaqej në veprat e Gaqo Bushakës. Shkrimtari Gaqo Bushaka lexoi një pjesë të librit të njohur “Aventurat e Cufos”! Shume emocione percolli leximi i tij!
Shfaqja e filmave vizatimorë te realizuar mbi veprat e Gaqo Bushakës, do të gozhdonte të gjithë nxënësit para ekranit, ndërsa të rriturve do ti ngjallej dëshira për të rilexuar veprat që shënuan fëmijërinë e tyre.
Autografe dhe fotografi me shkrimtarin e madh. Gjenite mbeten gjeni, me urtesine, talentin dhe boten krijuese. Më shumë se adhurim dhe mirënjohje për këtë autor! Sigurisht nuk do të mbeteshin prindërit e shkollës sonë që ndihmuan në shndërrimin e këtij aktiviteti në një takim miqësor.
Faleminderit Z. Gaqo Bushaka qe ishit me ne! Faleminderit dhe mirënjohje pa fund për atë që na ke dhuruar. Universin tuaj letrar unik!
Nje falenderim i vecante shkon per sponsorizuesit e ketij aktiviteti Interglobe Press, Barbaroz Sweets, Katie Verdhi & Marinela Verdhi!
Gjitheashtu falenderojme prinderit per dhurimet bujare.
Lee & Ervin Moni, Nertila Gegolli, Ermelinda & Olger Lico, Ilva Duda, Enkeleda Llupi, Ardit Nazeraj,Ilda Budo, Elda Janji, Artur Demollari, Lezina Refugjati.
Mimoza Sotiri Mesuese e shkolles shqipe “Gjuha Jone”




