Veshtrim historiko-filozofik mbi ngritjen e flamurit ne Deciq
Nga Altin Zaloshnja
Fjalim i mbajtur në darkë e përvjetorit të Ngritjes së Flamurit Kombëtar, në Deçiq, të Malësisë së Madhe.

Mirembrema,
Te nderuar klerike, miq, Zonja dhe zoterinj,
Si gjithmone ne fillim Prilli, mblidhemi ne kete feste per te perkujtuar nje moment unik te historise shqiptare, ngritjen e flamurit ne majen e Deciqit. Ky flamur, mallkuar e neperkembur nga nata e erret otomane, u shpalos ne ajer si shqipe me dy me flatra, nga malesoret trima te prire nga Dede Gjo’ Luli.
Ishte ky ne vetvete nje veprim monumental, qe do mbetet pergjithmone i ngulitur ne memorjen e historise shqiptare, per nga permasat dhe mesazhi qe u jep brezave dhe si i tille eshte i denje per tu festuar dhe perkujtuar vit mbas viti.
Ka nje ngjarje, ne historine e vendit ne te cilen jetojme, pra ate te Shteteve te Bashkuara, e cila ndan dy mendesi dhe njekohesisht dy epoka. Nuk eshte domosdoshmerisht ndodhia me e madhe, por eshte ndofta nje nga ngjarjet me kuptimplote.
Nje argjendar nga Bostoni qe quhej Paul Revere se bashku me dy patriote te tjere, ne Prill te vitit 1775 ndermori mes territ te nates nje udhetim drejt Leksingtonit dhe Konkordit (ate kohe ne Masaçusets), per ti lajmeruar forcat kryengritese amerikane qe ushtria britanike po afrohej per ti sulmuar, dhe ky do ishte momenti ne te cilin ata duhet te ishin te gatshem per tu perballur me armikun. Kjo njihet ne histori si “krisma qe ushtoi ne mbare boten” dhe ne vetvete shenoi fillimin i Revolucionit Amerikan.
Per nje arsye ose tjeter, kjo ngjarje dhe imazhi qe percjell me sillej nder mend vazhdimisht ndersa shkruaja kete kumtese. Dhe me te drejte mund te behet pyetja, po c’lidhje ka ky episod i ndodhur ne kete ane te Atlantikut ate vit te larget, me nje ngjarje te ndodhur ne Malesine Shqiptare (pra ne anen tjeter te rruzullit), 136 vjet me vone? Dhe pergjigjia vjen natyrshem dhe thjeshte, te dyja keto momente kane rendesi te jashtezakonshme per kombet perkatese sepse shenojne fillimin e ndergjegjesimit per nje rrugetim te ri, ne njefare menyre jane fillimi i fundit, do te thote ndarja perfundimtare me perandorite e vjetra, dhunuese dhe te padrejta.
Te dyja ngjarjet hapen nje shteg dhe treguan rrugen, se liria fitohet dhe nuk dhurohet, dhe per ta patur ate duhen bere sakrifica.
Ne historine e gjate te tyre shqiptaret gjithmone jane perleshur me pushtuesin. Vazhdimisht kane treguar se kjo pjese e tokes te cilen Zoti ju’a ka caktuar, i perket kombit shqiptar dhe askujt tjeter. Me lumenj gjaku dhe shume mundime ata jane perpjekur te ruajne vazhdimisht identitetin dhe qenesine e tyre.
Por nganjehere dhe fatkeqesisht keto luftera, nuk kane dhene gjithmone perfitim maksimal per kombin tone dhe sakrificat e bera nuk jane justifikuar deri ne fund, ne raport me qellimin qe duhej te ishte arritur.
Arberit me kryetrimin Gjergj Kastrioti i vune gjoksin Evropes dhe e ndaluan perandorine otomane ne kulmin e saj, te perparonte drejt Romes e Vjenes.
Ne shekujt e mepasem pavaresisht shtypjes otomane shqiptaret vazhduan te ngriheshin e te luftonin kunder sulltanatit dhe jane nje nga kombet me numrin me te madh te kryengritjeve gjate asaj periudhe.
Po a u kujtua ndokush per kete sakrifice, a u mendua ne ndonje kancelari per ate qe shqiptaret kishin bere per Evropen? Per ndonje larje te vogel borxhi, si mund te themi? Aspak, dhe kur erdhi koha qe “i Semuri i Bosforit” po lengonte, tokat shqiptare u perdoren si placke tregu, per te kenaqur babezine e fqinjeve sllave e greke.
Poeti kombetar At Gjergj Fishta nje nje nga kryeveprat e tij titulluar “Nje Gjame Deshprimit” duke pare se c’po ndodhte me trojet shqiptare shprehet: “Po pse krahet pa dhimbe shqypes kshtu me ja thye E prej lirijet me ja ndalun hovin, Gopsija e kujt n’Malsi ka mujt me u ushqye, Po a Hoti a Gruda do ta mbajne Moskovin?” Dhe kjo Gjame Deshperimi, del nga nje shpirt qe shikonte me dhimbje ndarjen e tokave shqiptare, sesi gjymtyret e nje kombi po perdoreshin per te kenaqur lakmine e te tjereve.
Megjithate, duhet te pranojme qe gabimet ne me te shumten e rasteve duhet ti kerkojme tek vetja. Dihet qe ne kete bote gjithcka e ka nje cmim dhe po nuk u organizove dhe levize vete nga vendi, mos prit qe e mira te vije ne pjate te arte nga dikush tjeter.
Sepse keta shqiptare qe i dhane perandorise osmane mbi 40 vezire te medhenj, si nuk ishin ne gjendje te formonin nje shtet entik shqiptar me pare? Keta shqiptare qe krijuan dinasti mbreterore dhe e themeluan shtete moderne (si ne Egjypt me Mehmet Aliun), pse nuk e krijuan pik’se pari nje shtet te tille te tille ne trojet e tyre? Keta shqiptare qe absolutisht jane heronjte me te medhenj te Revolucionit Grek te Vitit 1821, si nuk luftuan me pare per pavaresine e tyre? Arsyeja eshte e qarte, mungonte ajo qe quhet busull orientimi, formulimi i nje nje ideologjie te percaktuar kombetarisht, mosgjendja e nje embleme rreth te cilit shqiptaret duhet te mblidheshin.
Qe nje popull ta shpalle veten se kush eshte ne arenen e kombeve duhet te kete nje simbol, nje logo sic mund ti themi ne kohen moderne, nga e cila te njihet dhe te dallohet. Flamuri eshte simboli i dyte me i rendesishem mbas gjuhes i cdo kombi, eshte pasaporta qe e ben te dallohet ne mbare boten.
Dhe ky flamur-bajrak i lene trashegim prej kryeheroit Gjergj Kastrioti, dhe i ri-zbuluar prej gjeniut intelektual te kombit shqiptar Faik bej Konices, me ne fund valoi perseri i lire pas pothuajse 4 shekujsh e gjysem, ne Bratilen e Deciqit, duke lene pas balten dhe harresen.
Eshte nje moment per te cilin Malesia duhet te jete krenare, sepse ky eshte casti qe hap rrugen neper te cilen duhej ecur.
Thuhet shpesh qe malesoret jane trima dhe bujare. Pa asnje dyshim ky eshte eshte fakt dhe atribut i tyre, i provuar nder breza e i kultivuar nder shekuj.
Por ngritja e flamurit ka dicka qe shkon me teper dhe me thelle se burreria dhe patjeter duhet te shikohet edhe ne nje kendveshtrim tjeter. Po ta shqyrtosh thelle eshte nje perpjekje fillestare ne rrugen qe shkon drejt shtetformimit, pavaresisht sa e veshtire ishte te kuptohej plotesisht atehere, trashegimia qe do sillte ky akt.
Historia na meson se ngjarjet nuk krijohen nga hici, ato kane vazhdimesi logjike, fillimisht krijohen shkaqe nga te cilat rrjedhin pasojat dhe gjerat vijojne kronologjikisht.
Le ti shqyrtojme ato njera pas tjetres.
E para ngritja e flamurit mbi Deciq eshte nje lloj dalje prej nje erresire te imponuar, dhe si krahasim mund te perdorim momentin kur hapim deren e ne nje dhome krejtesisht te erret dhe fillojme te shikojme objektet qe jane rrotull. Nuk mund te shikojme qartazi pa hapjen e deres. Pra eshte hyrja e asaj rrezeje drite qe mposht nje bote te erret.
E dyta, kjo ngjarje ishte parakusht per zhvillimet e tjera te mevonshme. Fatkeqesisht, mbas nje periudhe te gjate sundimi ndergjegjia e nje populli bjerret dhe kesisoji nje komb mund te humbase drejtpeshimin.
Sikunder thame shqiptaret u kujtuan vone per te shpallur pavaresine e tyre, gjithsesi vone eshte me mire se kurre. Por pyetja shtrohet, si mund te ishte ngritur flamuri ne Vlore, po te mos ishte ngritur ne Malesi? Si mund te formuloheshin kerkesat per nje Shqiperi Sovrane dhe te Mosvarme po te mos ishte shkruar kerkesat e Memorandumit te Greces apo Librit te Kuq sic njihet, ne Selce te Kelmendit? Dhe gjithsesi dhe ne asnje menyre nuk duhet te anashkalojme rolin e Gurakuqit te madh, ketij ideologu te mirefillte te pavaresise shqiptare qe bashke me Ismail Qemalin diten sesi te punonin se bashku, njeri katolik e tjetri mysliman, per te arritur qellimin final, pavaresine e Shqiperise.
E treta, dhe dua ta theksoj dhe sqaroj kete. Eshte thene shpesh nga historiografi vendesh qe nuk na e duan te miren se kryengritja u inicua, perkrah dhe punoi ne favor te Malit te Zi. Kuptohet, Mali i Zi kishte interesat e veta dhe donte te perdorte trimerine e shqiptareve per ti nxjerre geshtenjat nga zjarri. Por, kjo s’do te thote aspak qe synimet e administrates ne Cetinje ishin njekohesisht edhe aspiratat e malesoreve.
Le ti shqyrtojme faktet nje nga nje. Ne fund mars te vitit 1911, saktesisht me 30 Mars, kryengritja i drejtoi nje memorandum Fuqive te Medha ku ndermjet te tjerave kerkohej: Paprekshemeria e tokave shqiptare Gjuha shqipe si gjuhe zyrtare e 4 vilajeteve ne zyra, gjyqe e shkolla Nepunesit ne Shqiperi me kombesi shqiptare Njohja e kombesise shqiptare Ushtaret shqiptare ta kryenin detyrimin ushtarak ne trojet e tyre A duken keto kerkesa si dicka qe i shkonin per shtat Malit te Zi? A do ishte ndonjehere qellim i Malit tre Zi mosprekja e territorit etnik shqiptar (ka marre padrejtesisht nderkohe)? A do kerkonte ndonjehere Mali i Zi qe shqipja te njihej dhe te flitej si gjuhe zyrtare? A do donte ndonjehere Mali i Zi njohjen e kombesise shqiptare? A do perpiqej Mali i Zi qe neper zyra te kishte nepunes me kombesi shqiptare? A do orvatej Mali i Zi qe ushtaret shqiptare ta kryenin sherbimin ushtarak ne Shqiperi? Pergjigjia e te gjitha ketyre pese pyetjeve eshte pese here JO! Atehere si ka mundesi te thuhet qe kryengritja punonte vetem per interesat e Malit te Zi? Qellimi i malazezeve ishte djallezor, ata donin qe si rezultat i dobesimit te shtetit turk prej kryengritjes, te gllaberonin sa me shume territor nga perandoria osmane dhe ne thelb kjo donte te thoshte territor shqiptar.
Por veprimet e malesoreve, ne mase te gjere, vertetojne krejtesisht kunderten. Edhe me kryesorja, nqs kryengritja ishte frymezuar dhe punonte per Malin e Zi, pse flamuri i ngritur ishte shqipja e zeze dykrenore e Kastriotit dhe jo shpendi i bardhe i krajl Nikolles? Mjafton vetem ky fakt (ky i fundit) per te hedhur poshte pretendimet e rreme se lufta e malesoreve behej thjesht per llogarine e Malit te Zi.
Prandaj nuk duhet lejuar asnjehere qe teza te tilla te lejohen te qarkullojne pa marre pergjigjen e merituar.
Lufta e Malesise eshte lufte thjesht shqiptare, kishte karakter thellesisht kombetar dhe pavaresisht rrengjeve dhe shkopinjve qe perpiqeshin ti vinin nen rrota turq e malazese bashke, arriti qe ti tregonte botes se kombi shqiptar kishte nje perkatesi te rrenjosur ne famurin e Skenderbeut. Ajo ishte vazhdim i kryengritjeve te medha shqiptare dhe betejave zulmemedha ne gryken e Caraleves me Isa Boletinin e ne Kacanik me Idriz Seferin.
Famekeqi Shefqet Turgut Pasha e njihte dhe e kishte provuar edhe me pare trimerine e shqiptareve at’bote, sikunder bukur kendohet ne kengen e famshme: “Ushton gryka e Kacanikut Moren zjarr k’ta gur’t e malit, Permbi callmat e Anadollit Ndizen hutat e shqiptarit”.
Por tashme ishte momenti te provonte trimerine e malesoreve, e ketyre burrave e lidhur besa-bese rreth nje flamuri, flamur qe mendohej se kishte humbur, por nuk ishte harruar kurre ne zemrat e shqiptareve. Ky flamur i ngritur prej Nike Gjelosh Lulit, moment ky i shprehur shume bukur ne pikturen e Agim Zajmit qe ndodhet edhe ne kishen tuaj, perfaqeson esencen e kombit shqiptar dhe eshte simboli i perkatesise dhe bashkimit per te gjithe ata qe i thone bukes buke dhe ujit uje.
Pra vellezer dhe burra malesore duhet te jeni krenare per ate qe i keni dhene Shqiperise dhe meqenese jemi ketu nuk mund te mos permendim grate heroike malesore dhe kontributin e tyre. Sepse Dede Gjo’ Luli dhe Tringe Smalja, shkojne krah njeri-tjetrit sikunder duhet te shkojne gjithmone Hoti e Gruda e bashke me to Kelmendi e Kastrati, Shkreli, Trieshi e Koja e Kucit dhe gjithe viset e Malesise qe e zbukurojne kombin shqiptar si nje gjerdan i cmuar.
Thjesht dhe troc pa Malesi nuk ka dhe s’mund te kete Shqiperi! Poeti i madh i kombit shqiptar, liriku fenomenal Lasgush Pogradeci i frymezuar nga kryengritja e Malesise shkroi nje vjershe te titulluar “Mbi Ta”. I impresionuar dhe falenderues per vepren e malesoreve ai hodhi ne leter vargjet e meposhtme:
“Kaptuam shtate male rrjesht
Dhe s’folem shtate fjale
Kaptuam shtate male rresht
Malesise per t’ju fale.
Mire se te gjejme atdhe bujar
Malesi e Lavderuar Pranon ti, oh!
Pak gjak shqiptar
Qe vjen per t’u deshmuar.”
Njelloj si ky poeti nga Pogradeci ju dergoj edhe une pershendetjet e mija prej Tirane, duke ju uruar nje vazhdim te kendshem te kesaj mbremjeje malesore dhe shume shqiptare.
Ju faleminderit shume!
© Altin Agim Zaloshnja
Rochester Hills, Michigan Prill 2025


