Partitë politike e akuzojnë njëra-tjetrën për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit

Prishtinë, 15 prill 2025 – Liderët dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka dale e para në zgjedhje, në njërën anë, dhe ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në anën tjetër, e akuzuan njëra-tjetrën për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brendainstitucional” kundër Kosovës dhe kundër zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Albin-Kurti-ne-Kuvendin-e-Kosoves.jpg

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

This image has an empty alt attribute; its file name is Faton-Peci-ne-Kuvendin-e-Kosoves.jpg

 Faton Peci, bashkëkryetar i Lëvizjes “Guxo”, që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se konstituimin e Kuvendit e pamundësuan Lista Serbe dhe partitë opozitare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues dhe ligjor dhe të rregullores së punës së Kuvendit nuk është e paraparë dhe e definuar dhe, rrjedhimisht, kryesuesi i seancës së sotme ka vendosur që për një situatë të tillë të re, t’i drejtohet Presidentes së Kosovës”, tha Peci pas ndërprerjes së seancës.

Peci tha se tani është në diskrecionin e presidentes Vjosa Osmani, të japë përgjigje ose t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

This image has an empty alt attribute; its file name is Memli-Krasniqi-ne-Kuvendin-e-Kosoves.jpg

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ndërprerja e seancës konstituive të Kuvendit është pasojë e veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se seanca nuk mund të procedonte tutje për shkak se dorëheqjet kabinetit qeveritar do të duhej të bëheshin me kohë.

Krasniqi tha se Kurti do të duhej t’ia dërgonte njoftimin e dorëheqjes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

This image has an empty alt attribute; its file name is Lumir-Abdixhiku-Kujtim-Shala-dhe-Hykmete-Bajrami-ne-Kuvendin-e-Kosoves.jpg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi si “episode të errët” të demokracinë parlamentare në Kosovë ndërprerjen e seancës, për çka e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është episod i errët në demokracinë parlamentare ku partia fituese nuk e respekton rregullin bazik që thotë që një i zgjedhur s’mund të jetë edhe minister a kryeministër dhe deputeti i Kuvenditt të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po e bllokon qëllimisht procesin sepse ajo nuk i ka votat e nevojshme për zgjedfhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe për krijimin e qeverisë së re.

Abdixhiku se deputetët e partisë së tij do të votojnë për miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, sapo të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje.

(r.m.)

Comment

*