Ndërpritet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, vazhdimi i saj caktohet për të shtunën

Prishtinë, 17 prill 2025 – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish të enjten, për shkak të mungesës së konsensusit të subjekteve kryesore politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit – betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se e njëjta do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00. Ai e bëri këtë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.

Dehari, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, e mbylli ndërpreu seancën pa e hedhur fare në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Ai njoftoi se në takimin me përfaqësuesit e partive politike nuk u arrit konsensusi për të ecur përpara me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Dehari, në nisje të vazhdimit të seancës, i ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme për të shmangur “shkeljet eventuale procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.

Dehari tha se presidentja Vjosa Osmani në përgjigjen që ia dërgoi atij, nuk ofroi zgjidhje, por kërkoi vullnet të deputetëve për zhbllokimin e situatës.

Përfaqësuesit e forcës kryesore politike në përbërjen e re të Kuvendit i bënë përgjegjëse për ndërprerjen e seancës partitë opozitare. Sipas tyre, opozita po e pengon arritjen e konsensusit për procesin e formimit të institucioneve të reja shtetërore.

This image has an empty alt attribute; its file name is Albulena-Haxhiu.jpg

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për formimin e institucioneve të reja, por seanca u ndërpre për shkak të mungesës së konsensusit për të ecur përpara me këtë proces.

“Kryesuesi e ndërpreu seancën për shkak të mungesës së konsensusit në takimin konsultativ. Letra e dërguar nga presidentja tek kryesuesi kërkon gjetjen e një zgjidhjeje për të mos bllokuar konstituimin, dhe kjo kërkon konsultime. Nuk mund të arrijmë në një zgjidhje pa një proces të tillë”, theksoi ajo.

Haxhiu tha se Vetëvendosje është e gatshme të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes për teklaimin e ngërçit.

“Si parti politike, jemi të përkushtuar që të korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit. Kemi vullnet të plotë për ta bërë këtë, por është e nevojshme të përcaktojmë mënyrën më të përshtatshme për ta arritur”, shtoi ajo.

Haxhiu tha se partitë opzitare janë përgjegjëse për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Në këto rrethana nuk e dimë se si të vazhdojmë tutje. Por, është e qartë se ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e kuvendit dhe për këtë janë përgjegjëse partitë opozitare”, tha ajo.

This image has an empty alt attribute; its file name is Faton-Peci-ne-Kuvendin-e-Kosoves-1.jpg

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e akuzoi opozitën për ndërprerjen e dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se opozita e braktisi qëllimisht takimin konsultativ për të penguar vazhdimin e procesit.

“Pas mohimit të mandateve dhe bllokimit të seancës së parë të Kuvendit, opozita e braktisi takimin konsultativ, dështoi sërish në përpjekjen e dytë për të kontribuar për një zgjidhje institucionale”, tha ai.

“Opozita e Kosovës po rrëshqet gjithnjë e më thellë në spiralen e bllokimit të institucioneve”, theksoi Peci.

Por, liderët dhe përfaqësuesit e partive opozitare e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se po e bllokon procesin e formimit të institucioneve të reja sepse nuk e ka siguruar shumocën e nevojshme për ta bërë këtë. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Memli-Krasniqi-ne-Kuvend-.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje e uzurpoi një të drejtë Kushtetuese e ligjore të deputetëve të zgjedhur.

Ai pas mbylljes së seancës konstituive ka thënë se LVV e cila doli fituese nga zgjedhjet e shkurtit ka organizuar një skenar për uzurpimin e organit ligjvënës.

“… partia që ka dalë e para po e uzurpon një të drejtë kushtetuese, duke e penguar rrjedhën e seancës. Këta [deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje] në mënyrë të organizuar po veprojnë sipas një skenari. Ja ku është skenari. Sot ka pasur uzurpim partiak të institucionit më të lartë ligjvënës të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk kishte të drejtë të ftonte për konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe as ta shpallte të ndërprerë seancën.

“E vetmja punë që ka pasur ai [Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha ai.

Krasniqi i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të mos i mbajë peng institucionet e vendit. Sipas tij, zhvillimet e deritashme në kuvend dëshmojnë se kjo parti nuk e ka shumicën e nëvojshme për formimin e institucioneve të reja.

“Këta jo që s’e kanë shumicën, por nuk janë as afër shumicës”, theksoi ai.

Sipas tij, kjo parti e po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive “për të blerë kohë për pazare politike”. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Lumir-Abdixhiku-Kujtim-Shala-dhe-Hykmete-Bajrami-ne-Kuvendin-e-Kosoves-1.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të KOSOVËS (LDK0029, Lumir Abdixhiku, e cilësoi si “shkelje të rëndë” dhe si “praktikë të mbrapshtë” vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për ndërprerjen e saj.

“Kryesuesi i seancës konstituive e që rastësis të jetë më i vjetri në moshë dhe rastësis të jetë nga partia e parë, pa të drejtë dhe kundër praktikës kushtetuese e ndërpreu seancën e sotme, ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votimin e raportit të Komisionit verifikues”, tha ai.

“Kjo është shkelje e rëndë, praktikë e pazakontë dhe sjellje e prapët politike”, theksoi Abdixhiku.

Ai tha se praktika e re bllokuese e kushtetutshmërisë dhe institucionit më të lartë ligjvënës është për keqardhje.

This image has an empty alt attribute; its file name is Time-Kadriaj-ne-Kuvend.jpg

Deputetja e AAK-së, Time Kardijaj, tha se refuzuan PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e refuzuan kërkesën e kryesuesit të seancës konstitutive, Avni Dehari, që të formohet një komision i ri për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Ajo tha se komisioni, i cili është formuar në fiullim të seanës, më 15 prill, e ka kryer punën e tij dhe raporti i tij konsiderohet i miratuar, kështu që duhet të hidhej në votim në seancën e sotme.

“… ka qenë një komision Ad hoc që e ka kryer punën e tij, raporti është sjellë në Kuvend. Procesi është dashur të vazhdojë aty ku ka mbetur“, tha ajo.

(r.m.) 

Comment

*