OEK diskuton me kompani amerikane për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Nju Jork

Prishtinë, 18 prill 2025 – Oda Ekonomike Amerikane (OEK) njoftoi se drejtuesit e saj u takuan me përfaqësuesit e kompanisë ajrore amerikane “Delta Airlines” dhe të shoqatës së linjave ajrore amerikane “Airlines for America” për të shqyrtuar mundësitë për hapejn e një ajrore direkte ndërmjet Prishtinës dhe Nju Jorkut.

Në njoftim thuhet se Kosova është e gatshme të forcojë lidhjet transatlantike dhe të përmbushë kërkesën në rritje për linja direkte ajrore.

“Me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të renditur si të tretin më të madhin për nga trafiku i pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor dhe ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, Kosova është e gatshme të forcojë lidhjet transatlantike dhe të përmbushë kërkesën në rritje për linja direkte ajrore”, thuhet në njoftim.

OEAK thekson se një fluturim direkt midis Prishtinës dhe Nju Jorkut do të hapte rrugë të reja për tregtinë, turizmin dhe investimet, duke forcuar më tej lidhjet e thella ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. 

Në njoftim thuhet se në përpjekjet për vendosjen e linjës ajrore direkte mes |Prishtinës dhe Nju Jorkut është e përfshirë edhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

This image has an empty alt attribute; its file name is Arian-Zeka-me-perfaqesues-te-kompanive-ajrore-amerikane-1-640x400.jpg

(r.m.)

Comment

*