Surroi: Do të jem këshilltar i ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 25 maj 2021 – Publicisti Veton Surroi ka njoftuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Surroi ka shpjeguar se Qeveria e Kosovës e ka krijuar një ekip këshillëdhënës me një grup njerëzish qëdo ta ketë këtë funksion.

“Angazhimi im është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për nevojat e procesit negociator. Jemi në dispozicion të Qeverisë për nevojat e procesit negociator, në këtë rast të zëvendëskryeministrit Besnik Bilimi, i cili është i angazhuar, si dhe të kryeministrit, kurdo që ai të ketë nevojë. Është proces interaktiv që, si çdo proces këshillëdhënie, ekziston një këmbim mendimesh. Kjo ka të bëjë vetëm me procesin negociator. Qeverisë i është ofruar një numër njerëzish, Qeveria ka kërkuar një numër njerëzish dhe është arritur dakordanca dhe është krijuar ky ekip”, ka thënë ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Surroi ka thënë se theksuar se autorësinë e përfundimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi e kanë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi.

“Ekipi i këshilltarëve s’ka pjesëmarrje ekzekutive, por këshillojnë sipas kërkesës së kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, sipas temave dhe sfidave”, ka thënë ai.

Surroi ka thënë se mospajtimet që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti nuk duhet t’I mbajnë peng zhvillimet aktuale,

“Ne s’do të ishim të lirë, nëse unë dhe kolegët e mi të mos e kishim nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë. Në një moment historic, po të mos e kishim shfrytëzuar atë dritare të vogël për ta shpallur pavarësinë, në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, do të kishim vështirësi më vonë. Tash duhet shfrytëzuar një moment historik, të cilin ndoshta bashkërisht do ta hapim”, është shprehur ai.

Surroi ka shprehur qëndrim kritik ndaj procesit të dialogut që është udhëhequr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Hashim Thaç. Ai ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi janë problematike edhe për qeverinë aktuale.

“Proceset negociatore të deritanishme kanë qenë të uzurpuara nga Thaçi dhe të kontrolluara nga ai. Dëmet që i ka bërë Thaçi dhe ekipet e tij janë shumë të mëdha. Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partitë tjera opozitare. me të drejtë kanë rezistuar për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai.

“Po të kishte pasur një konsensus dhe një përpjekje për gjithëpërfshirje, në vitin 2013 Kosova nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen për Asociacionin. Do të kishte njerëz me përvojë që do ta shikonin ndryshe këtë punë”, ka theksuar ai

Surroi ka thënë se Qeveria aktuale e Kosovës duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e deritashme dhe duhet të bashkëpunojë meopozitën.

“Këto janë mësim edhe për pushtetin e tanishëm që në çfarëdo procesi negociator të hyjë duhet të ketë një komunikim të përhershëm me opozitën dhe të dëgjojë me vëmendje, qoftë edhe kur opozita s’jep propozim, por vetëm shan”, ka theksuar ai.

Surroi ka folur edhe për Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova nuk mund të themelojë një asociacion që u jep serbëve autonomi politike e territorial, sepse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Kosova nuk mund të implementojë një marrëveshje e cila bie ndesh me sistemin e vet kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka thënë që Marrëveshja e vitit 2013 duhet të implementohet, por kjo marrëveshje është e dëmshme, është antikushtetuese. Kosova nuk mund të themelojë një Asociacion i cili është autonomi territoriale e politike serbe në Kosovë”, ka thënë ai.

Surroi ka thënë se narracioni i Serbisë për trashëgiminë kulturore që ekonsideron si trashëgimi të saj është ipaqëndrueshëm. Ai ka thënë se këtë e dëshmojnë synimet e Serbisë që të shkëpusë një pjesë të territorit të Kosovës, në veri, ku nuk ka monumente të rëndësishme kulturore.

Surroi nuk ka dashur të komentojë thirrjet e autoriteteve ndërkombëtare për “kompromis” me Serbinë. Ai kalënë të kuptohet se krijimi i idesë se “kompromisi” me Serbinë është ipaevitueshëm është I dëmshëm përprocesin e dialogut.

(r.m.)