IMAMI SHQIPTAR NË MESHËN PËR PAPA FRANÇESKUN

Ruben Avxhiu

Një fotografi e botuar nga “The New York Times” nga Mesha për shpirtin e Papa Françeskut në Katedralen e famshme të Shën Patrikut në Manhattan, ka fiksuar mes pjesëmarrësve klerikun e njohur shqiptaro-amerikan Imam Gazi Aga.
Në një vlerësim të botuar në rrjetet sociale lidhur me ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë të Kishës Katolike, Imam Gazi Aga ka shkruar: “Qasje inkluzive ndaj te gjitheve, miqesi te natyrshme me myslimanet, avokat i te dobteve dhe denoncues i padrejtesive ne bote. Keshtu e njohem Papa Franceskun. Ngushellime te gjithe miqve katolike dhe te gjithe atyre qe perpiqen per nje bote me te mire”.
Imam Aga u bë i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë në sajë të punës së madhe që kreu gjatë viteve kur shërbeu si imam dhe drejtues i Komunitetit Mysliman Shqiptaro Amerikan në Waterbury, Connecticut.
Aktualisht ai është imam i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikan (Albanian American Cultural Center), në Riverdale, New Jersey.

(Nga arkivi i gazetës “Illyria”: https://www.illyria.com/flamuri-i-kosoves-valevitet-ne-qytetin-e-waterbury-connecticut/)

Comment

*