Ambasadorët e BE-së e vizitojnë Gjirokastrën, Soreca premton mbështetje

Tiranë, 26 maj 2021 – Autobusi i ambasadorëve evropianë ka ndaluar sot në Gjirokastër ku do të ketë një seri aktivitetesh dhe takimesh, të cilat zhvillohen në kuadër të Javës Evropiane.

Diplomatët e vendeve anëtare të BE-së janë pritur nga kryetari i bashkisë, Flamur Golemi.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, e ka cilësuar Gjirokastrën si “një yll tepër i veçantë” dhe ka premtuar ndihmën e Bashkimit Evropian për mbrojtyjen e këtij qytetimevlera të veçanta kulturore e historike. 

“Ju e dini që unë këtu ndihem si në shtëpinë time dhe me këtë nderim ndihem akoma edhe më shumë. Do të vazhdoni ta keni mbështetjen e BE-së, por edhe mbështetjen time personale. Gjirokastra është një yll i vërtetë, një yll i madh, madje edhe tepër i veçantë, adaj ne do të ndihmojmë që ky yll të mbrohet dhe të shkëlqejë gjithnjë e më fort. Ky është një qytet shumë i rëndësishëm edhe për historinë që ka patur Shqipëria, andaj duhet të mbrohet e të ruhet gjithë jetën. Sot jam gjirokastrit”, është shprehur ambasadori Soreca.

Gjirokastra është përfshirë në listën e qyteteve të mbroitura të UNESCO-s. Në këtë listë është future edhe qyteti i Beratit.

(r.m.)