Komuniteti shqiptar mbledh fonde për kongresistin Ritchie Torres


Ish kongresisti Eliot Engel i bashkohet veprimtarit Harry Bajraktari dhe komunitetit në darkën përkrahur bashkëkryetarin e ri të Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan

Nga Beqir SINA

Një grup rreth 50 veprimtarësh shqiptarëu mblodhën në ndërtesën komerciale “Landing Hudson River (HRL)”, unike në të gjithë Westchester dhe Rockland, për bukurinë e hapësirës, me pronar Harry Bajraktarin.
Mori pjesë edhe ish-kongresisti Eliot Engel me bashkëshorten, znj. Pat Engel, të cilët u pritën me respekt dhe ngrohtësi nga të gjithë të pranishmit, përfshirë këshilltarin Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës, dhe aktivisti John Cavelli, e të tjerë.
Në cilësinë e mikëpritësit Harry Bajraktari drejtoi darkën e fushatës duke uruar mirëseardhjen dhe falenderuar secilin prej kontribuesve.
“Sonte ne kemi një nder dhe pervilegj, se në mesin tonë, kemi mikun e madh, të gjithë shqiptarve, atë që avokatojë çështjen shqiptare, dhe u bë zë në Kongres, pa u ndalur dhe i pa kursyer për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë, ish kongresistin e Nju Jorkut, Eliot Engel”, tha Bajraktari, duke shtuar se : “ Po sot, jemi bërë së bashku në këtë mbrëmje, me ju bashkë-veprimtar të çështjes kombëtare, që me dekada kontribuat dhe sakrifikuat me gjithë qenjen e juaj në SHBA, përsëri bashkë, që të kontribojmë në këtë fushat për ngritjen e fondeve për bashk-kryetarin e Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit–Ritchie Torres”.
Ritchie Torres do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kongresin e 117-të të SHBA-së, duke “zvendësuar” ish kongresistin Eliot Engel, miku i madh i shqiptarve, i cili për herë të parë pas 32 vjetësh, nuk është më pjesë e Kongresit.

Ritchie Torres: Krenar që do të përfaqësoj shqiptarët në Kongresin legjislaturën e 117
“Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të, duke vazhduar udhën e ish-kongresistit të nderuar Eliot Engel. Së bashku me anëtar të tjer të Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit– do të çoj më para interesat e shqiptarve në Washington. Në New York ka shumë shqiptarë, ndaj jam krenar që përfaqësojë këtë komunitet në Kongres”, tha Torres .

4 Responses to “Komuniteti shqiptar mbledh fonde për kongresistin Ritchie Torres”

Read below or add a comment...

Trackbacks

  1. […] Në cilësinë e mikpritësit Harry Bajraktari drejtoi darkën e fushatës duke uruar mirëseardhjen dhe falënderuar secilin prej kontribuuesve, shkruan Illyria. […]

  2. […] Në cilësinë e mikpritësit Harry Bajraktari drejtoi darkën e fushatës duke uruar mirëseardhjen dhe falënderuar secilin prej kontribuuesve, shkruan Illyria. […]

  3. […] Në cilësinë e mikpritësit Harry Bajraktari drejtoi darkën e fushatës duke uruar mirëseardhjen dhe falënderuar secilin prej kontribuuesve, shkruan Illyria. […]

  4. […] mirëseardhjen dhe duke falënderuar secilin prej kontribuuesve, shkruan gazeta amerikano-shqiptare Illyria, raporton […]